“Do të hiqja dorë nga pagat vetëm të luaj me Juventusin” - Pogba nuk dorëzohet dhe i dërgon mesazh Mottas

Paul Pogba ka dhënë një seri intervistash ku ka shpjeguar dëshirën te kthehet te Juventusi të luajë, duke nënvizuar se ai është ‘gati të heqë dorë edhe nga paratë’. Mesfushori iu dha një pezullim fillestar prej katër vitesh pasi ai dështoi në një test standard të dopingut në Serie A në fillimin e sezonit të kaluar. Ai bëri një ankesë, e cila u pranua pjesërisht nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) dhe ndalimi u ul në 18 muaj.

“Do të jetë një Pogba i ri: më i uritur, më i mençur dhe më i fortë”. “Kam stërvitur vetëm me stafin këtë vit dhe jam gati të rikthehem në normalitet në vitin 2025. Kam vetëm një dëshirë: të luaj futboll”. “Dashuria e tifozëve nuk ka munguar kurrë. Nuk mund të kisha kontakt me lojtarët e Juventusit për shkak të çështjeve ligjore, por shumë shokë të skuadrës në të kaluarën dhe të tashmen treguan mbështetje. Juan Cuadrado telefononte çdo dy ditë dhe më bënte të qeshja. Dybala dërgoi shumë mesazhe, pastaj Vlahovic, McKennie, Weah, Kean…”, tregon Pogba.













































