Miranda Kerr, Beyonce, Elle Macpherson dhe Kim Kardashian kanë zbuluar sekretin për eliminimin e kilogramëve të tepërt

Secila ndër ne së paku një herë në jetë ka vendosur të provojë ndonjë dietë dhe të gjithë e dimë sa mund të jenë ato të komplikuara, ndonjëherë edhe të pamundshme, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, disa dama të famshme kanë ndarë sekretet e tyre me pjesën tjetër të botës dhe, e pranojmë, që sapo jemi befasuar!

Miranda Kerr

f90dfcb0a9a2f43761cde85b51bc0613

Nëse pyesni mutricionistët, ekziston vetëm një ilaç kundër fryrjes dhe ai është një lugë e vogël vaj të parafinuar kokosi. Pikërisht këtë vaj e ka pirë Miranda dhe garanton që ajo është formula për stomak të rrafshët.

Beyonce

114177 mosul01 fonet fonetap ff

Këngëtarja ka vendosur të mbajë dietën e cila përbëhet nga nëntë gota ujë në ditë. Mirëpo, nuk ka qenë ujë i zakonshëm, por me shtesë shurupi panje, piper kajeni dhe lëng limoni.

Elle Macpherson

436133 el makferson01 ap  ff

Kemi dëgjuar për ndarje të ndryshme të ushqimit, mirëpo për ndarjen e ushqimit sipas thartisë nuk e kemi imagjinuar... Pikërisht kështu ushqehet e famshmja “The Body”, përkatësisht nuk konsumon ushqim shumë të thartë në mënyrë që të stabilizojë vlerën pH në organizëm. Vlerë të lartë pH kanë artikujt si p.sh. pemët dhe perimet, ndërsa vlerë të ulët kanë qumështi dhe mishi.

Kim Kardashian

1428421176 kim kardashian zoom

Pasi që ka lindur fëmijën, Kim intensivisht u është përkushtuar stërvitjeve, ndërsa ka zbuluar që sekreti i dobësimit të saj qëndron në korsetë. Në të vërtetë, atë e bart gjatë stërvitjeve dhe konsideron që ajo garanton bel të ngushtë. /Telegrafi/