Iliri Latifi ka konfirmuar se shumë shpejtë do të rikthehet në kafaz.
Ylli shqiptar që tashmë ka një karrierë të ndritur në UFC, do të përballet me Tanner Boser.
Kjo përballje do të zhvillohet në peshat e rënda me datë 5 qershor, e që natyrisht se vëmendja do të jetë te Latifi.
Iliri aktualisht ka 14 fitore, tetë humbje dhe asnjë barazim, derisa kundërshtari i tij ka 19 fitore, shtatë humbje dhe një barazim.
Latifi peshon në 111.8 kilogramë dhe është i gjatë 178 cm, ndërsa Boser peshon 105.5 kilogramë dhe është i gjatë 188 cm.
Takimi mes dyshes do të zhvillohet të shtunën e 5 qershorit me fillim nga ora 19:00 sipas kohës tonë lokale. /Telegrafi/