LAJMI I FUNDIT:

“Te felicito” e Shakirës kalon 140 milionë shikime në YouTube pas ndarjes nga Gerard Pique

“Te felicito” e Shakirës kalon 140 milionë shikime në YouTube pas ndarjes nga Gerard Pique

‘Te felicito’ e Shakira dhe Rauw Alejandro ka arritur mbi 140 milionë shikime në YouTube.

Hiti i ri u publikua më 21 prill, rreth dy muaj para se këngëtarja e njohur dhe Gerard Pique të njoftonin se po ndahen.

Në fakt, kërkimet në Google për këngën e lartpërmendur u shtuan pasi u publikuan lajmet për ndarjen e saj nga qendërmbrojtësi i Barcelonës, sipas të dhënave të siguruara nga llogaritja e njohur e kërkimit.


Foto: Shakira/Instagram

Është e kuptueshme se rajoni katalanas nga ka ardhur më së shumti kërkime, pasi Shakira dhe Pique që jetojnë në Barcelonë.

Ndërkohë, mund të vërehet edhe një rritje e kërkimeve për ‘ Gerard Pique ‘, “Infidelidad”, që do të thotë “pabesi” në spanjisht, ose “Letra te felicito”, që do të thotë “Teksti i te felicito”, në tema të ngjashme.

Duhet theksuar se ka fragmente të këngës që mund të lidhen me atë që këngëtarja kolumbiane ka përjetuar në jetën reale, shkruan Marca.

Foto: Getty

“Të përgëzoj, sa mirë veproni, për këtë nuk kam asnjë dyshim, me rolin që vazhdoni, dukeni mirë në atë shfaqje”, thuhet në një pjesë të tekstit.

“Unë nuk e blej atë filozofi të lirë. Më falni, nuk e ngas më atë biçikletë. Nuk i duroj dot njerëzit me dy fytyra. Do t’i fusja duart në zjarr për ju”, thuhet në disa vargje të tekstit.

22-vjeçarja që u përfol si shkak i ndarjes së Shakirës me Piquen jep versionin e saj - mohon se e njeh futbollistin
Lexo po ashtu 22-vjeçarja që u përfol si shkak i ndarjes së Shakirës me Piquen jep versionin e saj - mohon se e njeh futbollistin

Ndërkohë, Shakira ka publikuar edhe një këngë tjetër, të quajtur ‘Don’t You Worry’, në bashkëpunim me David Guetta dhe Black Eyed Peas.

Foto: Getty

Si pjesët e Shakirës, ashtu edhe disa të grupit amerikan, mund të interpretohen si një mesazh për gjendjen aktuale të këngëtares kolumbiane.

Rikujtojmë që ish-çifti i njohur njoftuan ndarjen pas 12-vitesh së bashku, ata janë prindër të dy fëmijëve. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Shakira (@shakira)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Magazina
Kalo në kategori