Të famshmit vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vrasjen e George Floyd

Kohët e fundit, vrasja brutale ndaj George Floyd, nxiti reagime të shumta nga figura të njohura të fushave të ndryshme.
Artistë të zhanreve të ndryshme, kanë publikuar fotografi e mesazhe të ndryshme duke kërkuar drejtësi për afro-amerikanin.
Njëra nga ta është këngëtarja Lana Del Rey, e cila përmes rrjetit social Instagram pa publikuar pamje nga protesta e mbajtur në Los Angeles.
Në videon e ndarë, shihej një person me ngjyrë teksa mbante një pankartë në të cilën thuhej:" Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”.
Në rrjetin social Twitter, ishte basketbollisti LeBron James, i cili po ashtu ndau me ndjekësit e tij imazhe nga protesta e mbajtur në Colorado.
“Mediat po e tregojnë këtë? Vë bast që jo. E dini pse, sepse kjo gjë është harmoni, qetësi, bukuri dhe dashuri”, ka shkruar ai në postim.
Edhe modelja Khloe Kardashian nuk e ka anashkaluar një rast të tillë, duke ndarë një mesazh solidarizues në rrjetin social Instagram.
“Ne e kemi parë këtë shumë herë. Njerëzit me ngjyrë janë të diskriminuar, viktimizuar dhe të vrarë për një kohë të gjatë”, ka shkruar ajo.
Kesha është njëra nga këngëtaret e cila i është bashkuar thirrjes: “Njerëzit me ngjyrë kanë rëndësi”.
“Unë kurrë nuk jam ndier në këtë mënyrë, për të komentuar rreth një brutalitet të policit dhe kjo është vetëm një pjesë e problemit”, është shprehur këngëtarja.
Përpos mesazheve të shpërndara, artistë të ndryshëm i janë bashkuar protestave të realizuara në vende të ndryshme të Amerikës, përfshirë Ariana Grande, Halsey, Emily Ratajkowski dhe Madison Beer. /Telegrafi/




















































