LAJMI I FUNDIT:

Të famshmet ndryshojnë flokët: Shtatë ide jo të zakonshme, por interesante

Të famshmet ndryshojnë flokët: Shtatë ide jo të zakonshme, por interesante

Keni nevojë për frymëzim për të ndryshuar modelin e flokëve? Nëse po, personazhet e njohur ju vijnë në ndihmë

Nëse ju pëlqen të ndiqni trendet, sigurohuni të keni një nga stilet e mëposhtme:


Taylor Swift

Së fundmi Taylor është parë me disa fije shumëngjyrëshe në flokët e saj bjondë, gjë që si për çudi i kombinohet edhe me ngjyrat në kopertinën e albumit “Lover”.

Dua Lipa

Dua ka çuar në një tjetër nivel modelin e flokëve duke i ngjyrosur fillimisht fijet bjonde me një nuancë portokalli.

Së fundmi i ka kështu:

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on Jun 12, 2020 at 4:38am PDT

Selena Gomez

Selena duket se është frymëzuar nga tendencat e viteve ’70, por duke i sjellë ato në një version më modern.

Kylie Jenner

Ngjyra rozë pastel është një ndër më të preferuarat për vajzat si ngjyrë flokësh dhe Kylie s’i rezistoi dot këtij trendi kohë më parë.

Hailey Baldwin

Edhe Hailey duket se shkoi pas rrjedhës me ngjyrën rozë, por një ton më të theksuar sesa Kylie.

Demi Lovato

Duket sikur të gjithë kanë vendosur të provojnë më shumë ngjyra në flokët e tyre. Megjithatë Demi ka bërë një zgjedhje më të sigurt duke bërë vetëm majat në një rozë të ndezur.

Kendall Jenner

Nëse nuk dëshironi të lyeni flokët, por thjesht të ndryshoni modelin e tyre, baluket janë një trend që shumë vajza të njohura po e provojnë.