Bizneset në Kosovë thonë të jenë në hall më punëtorët e kualifikuar, të cilët nuk i posedojnë njohuritë e mjaftueshme për të kryer punë për të cilën ata punësohen.
Në shumë raste, sipas pronarëve të bizneseve, ata detyrohen të angazhojnë staf trajnues nga jashtë, për t’i përgatitur apo aftësuar punëtorët e tyre, sado që këta të fundit kanë një përgatitje të lartë shkollore.
Me problemin e punëtorëve të kualifikuar e që nuk janë të përgatitur për tregun e punës përballet edhe kompania “Frutex”, që merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike.
Shaqir Palushi, pronar i kësaj kompanie, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai ka angazhuar ekspertë nga jashtë për përgatitjen e punëtorëve, të cilët i ka punësuar.
“Fatkeqësisht, shumicën prej punëtorëve të cilët i kemi punësuar këtu kanë qenë pa përvojë, jo me fajin e tyre, por për shkak të formës së arsimimit që ata kanë marrë. Shumica prej tyre e kanë pasur vetëm pjesën teorike dhe jo atë praktike. Kjo ka paraqitur problem dhe vështirësi tek ne. Na është dashur t’i trajnojmë, në mënyrë që të sistemojnë në vendet e caktuar të punës”, thekson Palushi.
Për mospërgatitje të duhur për tregun e punës flasin edhe studentët.
Marigona Tabaku, e cila ndjek studimet Master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të jesh e përgatitur për tregun e punës pa pasur edhe anën praktike.
“Si një juriste, ato që i lexoj në teori nuk janë të mjaftueshme për t’i zbatuar në praktikë, dhe po na duhet shumë punë për t’u profesionalizuar në profesionin tonë”, thotë ajo.
Ngjashëm shprehet edhe Shqiprjane Maliu, studente në Universitetin e Prishtinës.
“Njohuritë që i marrim në fakultet nuk janë të mjaftueshme. Varet edhe çfarë pune bën dhe çfarë profesioni zgjedh, dhe mendoj që nuk arrin që vetëm me fakultet të kyçesh në tregun e punës. Duhet të pajisesh edhe me më shumë njohuri edhe pas fakultetit”, thekson ajo.
Burim Piraj, pronar i industrisë së mishit “Meka”, thotë se shumë të punësuar në kompaninë e tij nuk kanë pasur njohuri të duhur për të zotëruar punën që u është ofruar.
“Me punëtorët e thjesht nuk kemi probleme, por problemet paraqiten me punëtorë profesional, të cilët përfundojnë shkollat e ndryshme, si për shembull përfundojnë fakultetin ekonomik apo fakultetet tjera. Më të vërtetë nuk kanë njohuri adekuate, edhe pse i kanë të përfunduara studimet dhe patjetër duhet të merret dikush me ta, të trajnohen, të vazhdohet një shkollim apo në kuadër të fabrikës i trajnojmë ata”, thekson Piraj. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve bojkotojnë marketet sot dhe nesër
![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/04020000-0aff-0242-7902-08daa61681ff_w1597_n_r1_st_s-e1739549678758-780x439.jpg)
Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara