LAJMI I FUNDIT:

Të dielën linjë telefonike falas për raportim të shkeljes së të drejtës zgjedhore në zyrat e Avokatit të Popullit

Të dielën linjë telefonike falas për raportim të shkeljes së të drejtës zgjedhore në zyrat e Avokatit të Popullit

Në Zyrën e Avokatit të Popullit të dielën (31 tetor) në ditën e zgjedhjeve të mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në periudhën prej orës 07:00 deri 19:00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të raportojnë çfarëdo shkelje të të drejtës zgjedhore.

Të hapura për qytetarët (përveç zyrës kryesore në Shkup), siç bëjnë të ditur nga Zyra e Avokatit të Popullit, do të jenë zyrat rajone të Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votës.

Përveç linjës pa pagesë, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për mbrojtjen e të drejtave të tyre: Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë, Tetovë me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore. Përveç linjës falas, qytetarët do të mund për mbrojtjen e të drejtave të tyre të lajmërohen edhe në numrat e telefonave në vijim: Tetovë: 044 344-082, Kërçovë: 045 228-586, Manastir : 047 242-310 dhe Kumanovë: 031 431-488, Strumicë 034 329 -996 dhe Shtip 032 389-701.


Avokati i Popullit do t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve duke marrë masa urgjente për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara.

E drejta e votës është e garantuar në mënyrë kushtetuese si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj shkelja e lirisë të zgjedhjes së zgjedhësve si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votës janë vepra të dënueshme. Gjithashtu, avokati i popullit u bën të gjithë aktorëve në procesin zgjedhor të respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori