LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 9° lightrain

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë: Rajoni i Prizrenit në vitin 2024 ka 50 mijë banorë më pak se në vitin 2011  

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë: Rajoni i Prizrenit në vitin 2024 ka 50 mijë banorë më pak se në vitin 2011  

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të premten, ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave për vitin 2024, përfshirë edhe ato në nivel  komunash. Krahasimi i këtyre të dhënave me ato të regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, nxjerr në pah uljen e numrit të banorëve për 50 mijë banorë.

Sipas të dhënave fillestare të ASK-së për vitin 2024, katër komunat e rajonit të Prizrenit së bashku kanë afër 230 mijë banorë. Prizreni, Suhareka, Dragashi dhe Mamusha në vitin 2011 bashkë kishin afër 280 mijë banorë.

Sipas të dhënave preliminare të vitit 2024, Komuna e Prizrenit ka mbi 147 mijë banorë, teksa në vitin 2011 kishte 178 mijë banorë.


Ndërsa Komuna e Suharekës ka afër 46 mijë banorë, derisa në vitin 2011 kishte 60 mijë banorë.

Komuna e Dragashit ka afër 29 mijë banorë, kurse në vitin 2011 kishte 34 mijë banorë.

Komuna e Mamushës është e vetme në këtë rajon me rritje të lehtë të numrit të popullsisë meqë ka 5,600 banorë, krahasuar me 5,500 sa ishin në vitin 2011.

Të dhënat preliminare të publikuara nga ASK-ja për vitin 2024 për numrin e banorëve në komunat e rajonit të Prizrenit, janë si vijon:

Prizreni:     147,428 banorë

Suhareka:    45,713 banorë

Dragashi:     28,908 banorë

Mamusha:     5,615 banorë

Të dhënat e ASK-së nga regjistrimi i vitit 2011:

Prizreni:     177,781 banorë

Suhareka:    59,722 banorë     

Dragashi:     33,997 banorë        

Mamusha:     5,507 banorë     

Në trend

Më shumë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Amerika
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Magazina
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Kalo në kategori