LAJMI I FUNDIT:

Të dënuar në Shqipëri, ekstradohen nga Franca ish-kreu i Kadastrës dhe një ish-polic

Të dënuar në Shqipëri, ekstradohen nga Franca ish-kreu i Kadastrës dhe një ish-polic

Dy shtetas shqiptarë që janë kapur në Francë janë ekstraduar në Shqipëri. Bëhet fjalë për Kastriot Piroli ish-drejtor i Kadastrës së Kurbinit dhe për një ish-polic ngaVlora, t1% janë akuzuar për shpërdorim detyre.

52-vjeçari Piroli është dënur nga Gjykata e Kurbinit me 5 vite burg për për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Nga ana tjetër ish-polici I. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, akuzohet se gjatë kohës që ka qenë SPZ në njësinë administrative Horë, bashkia Himarë, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka favorizuar shtetas të ndryshëm që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.


Ndaj tij është caktuar masae sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese në Francë, ekstradohen në Shqipëri, 2 shtetas shqiptarë që janë kapur në Francë, pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre, me Interpol Lion, nëpërmjet Interpol Tiranës.

Njëri nga këta shtetas është dënuar nga Gjykata e Kurbinit, me 5 vjet burgim, për shpërdorim detyre, ndërsa tjetri akuzohet nga Gjykata e Vlorës, për të njëjtën vepër penale.

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim goditjen e vperimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, kanë shkëmbyer informacion me homologët francezë, për vendndodhjen e 2 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi i vazhdueshëm i informacioneve me Interpol Lion, nëpërmjet Interpol Tiranës, është finalizuar me kapjen në Francë dhe ekstradimin në Shqipëri, të këtyre 2 shtetasve, konkretisht:

-Kastriot Piroli, 52 vjeç, banues në Kurbin, ish-drejtor i Zyrës së Kadastrës Kurbin. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Lezhë kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

-I. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, ish-punonjës policie. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 13.12.2020, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ky shtetas akuzohet se gjatë kohës që ka qenë SPZ në njësinë administrative Horë, bashkia Himarë, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka favorizuar shtetas të ndryshëm që ushtronin veprimtarinë kriminale të kultivimit të narkotikëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori