Lidhja e Mozzikut me Lotina Hazirin është tejet e komentuar në mediet e shtypit rozë.

Prej kur bënë të ditur relacionin e tyre të dashurisë, ndjekësit përcjellin secilin hap të çiftit.


Postimet e përbashkëta të tyre nuk kanë munguar kohëve të fundit, pavarësisht se në fillim kanë nguruar ta bëjnë një gjë të tillë.

Snapinsta.app 457728362 498780542852999 1441074802025671969 n 1080 1 Foto: Mozzik dhe Lotina / Instagram

Së fundmi, çifti ka qenë i ftuar në një aheng familjar, event nga i cili kanë publikuar disa fotografi duke pozuar së bashku.

Mozzik kishte veshur një kostum elegant, derisa Lotina zgjodhi që për të këtë event të vishte një fustan të gjatë, të zi.

Snapinsta.app 457516747 516215637764042 3240649544771570082 n 1080 Foto: Mozzik dhe Lotina / Instagram

Të dy dukeshin shumë të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, duke treguar se dyshja po e shijojnë romancën. /Telegrafi/

Snapinsta.app 457522065 434159876306092 8117055152493091680 n 1080 Foto: Mozzik dhe Lotina / Instagram