LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit shqiptarë, grevë urie në burgjet e Korfuzit

Të burgosurit shqiptarë, grevë urie në burgjet e Korfuzit

Rreth 70 të burgosur të burgjeve të Korfuzit, pjesa dërrmuese e tyre me kombësi shqiptare, kanë hyrë në grevë urie.

Ata kanë paraqitur një sërë kërkesash, duke përfshirë lehtësimin e kritereve të rrepta me të cilat vendosen licencat dhe lirimin me kusht.

Njëkohësisht, ata ngrenë një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me rekrutimin e personelit mjekësor dhe punonjësve socialë, si dhe të një mjeku rezident.


Një i burgosur, i cili foli me telefon për mediat shqiptare, kërkoi ndërhyrjen e ambasadës shqiptare pranë autoriteteve greke për të plotësuar kërkesat e tyre.

Administrata e Burgut të Korfuzit theksuan për median greke ERT, se lirimi me kusht ose licencat e burgut miratohen nga Këshilli i Burgjeve i kryesuar nga një prokuror dhe vendimet nuk lidhen vetëm me kriterin kohor, por marrin parasysh shumë parametra të personalizuar.

Sa i përket kërkesave për personel, të njëjtat burime nënvizuan se është bërë një shpallje si për punonjësit socialë ashtu edhe për infermierët, pozicione që pritet të plotësohen në muajt në vijim, ndërsa sa i përket mbulimit mjekësor, megjithëse ka njoftim, ende nuk është shfaqur interes për pozicionet në fjalë.

Megjithatë, nevojat mbulohen me turne nga mjekët, dy deri në tre herë në javë në klinikën e Burgut. Greva e urisë filloi të enjten, duke vijuar kështu prej disa ditësh, raporton tch.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori