LAJMI I FUNDIT:

Të burgosurit e Smrekonicës i shkruajnë Osmanit, Kurtit e Haxhiut

Të burgosurit e Smrekonicës i shkruajnë Osmanit, Kurtit e Haxhiut

Të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë i kanë dërguar letër publike presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut.

Ata u ankuan se janë e vetmja kategori që janë diskriminuar gjatë kohës së pandemisë duke ua ndaluar vizitat e familjarëve, por edhe vikendet në shtëpi.

“Nga 21 ditë na kanë bërë shtatë ditë. Shtatë të rregullta dhe shtatë të jashtëzakonshme. Por nuk na lejojnë as ato shtatë të jashtëzakonshmet për shkak të pandemisë”, deklaroi një i burgosur për Klan Kosova.


Për më tepër ata ankohen se janë në numër shumë të madh në kohën kur duhet të ketë reduktim të numrit të tyre.

Megjithatë, përveç problemeve me ndalesat për shkak të virusit, në kërkesën e drejtuar institucioneve të reja të privuarit nga liria kërkuan nga presidentja të përfitojnë më shumë persona nga falja e dënimeve prej saj, por edhe lirimin me kusht për ata që i plotësojnë kriteret.

Në burgun e Smrekonicës janë të vendosur 107 të burgosur, kryesisht të tillë që janë në fund të dënimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
Kalo në kategori