“Do të blej armë e do t’i qëroj hesapet me juve”, arrestohet në Rahovec i dyshuari që kërcënoi gruan e tij dhe nusen e djalit

“Do të blej armë zjarri dhe do t’i qëroj hesapet me të gjithë juve”. Me këto fjalë dyshohet se kishte kërcënuar kryefamiljari, bashkëshorten e tij dhe bashkëshorten e djalit të tij, pasditen e së mërkurës në fshatin Dabidol të Rahovecit.
Ai tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është ndaluar për 48 orë.
Ky kërcënim erdhi pas një mosmarrëveshje që kishte pasur një ditë më parë, tani i dyshuari me tre djemtë e tij, të cilët janë në mbajtje.
Bashkëshortja e tij dhe bashkëshortja e djalit të tij kishin kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Me datë 12.01.2022, rreth orës 14:00 bashkëshortja dhe nusja kanë kërkuar një patrulle policore për arsye se ishin ndier të kanosur nga burri përkatësisht vjehrri. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Dobidol – Rahovec dhe ka kontaktuar me viktimat të cilat kanë deklaruar se burri , përkatësisht vjehrri sot në mëngjes i kishte kanosur me fjalët se do ta blej një armë zjarri dhe do t’i qëroj hesapet me të gjithë juve”, bëri të ditur Gjurkaj për Telegrafin.
Sipas tij, deri te incidenti kishte ardhur për arsye se tani i dyshuari një ditë më parë, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga djemtë e tij dhe kishte pësuar lëndime trupore për çka edhe është hapur rasti “Dhunë familjare”.
“Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari ndalohet për 48 orë në Qendrën e Ndalimit. Lidhur me rastin janë njoftuar QPS Rahovec dhe Mbrojtësi i viktimave te Dhunës në Familje”, tha Gjurkaj.
Ndryshe, i arrestuari i ditës së sotme, në mbajtje i ka edhe tre djemtë e tij, të cilët dyshohet se e kishin sulmuar të martën.
Sipas raportit të PK-së, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-vëllezër, pasi që të njëjti dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-babin e tyre.
“Viktima ka pësuar lëndime, të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

Politikanët e Kosovës nderojnë Bajram Qerkinin: Drejtësia për të zhdukurit mbetet amanet

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri