A do të bëhet Mercedes 300 SLR Uhlenhaut Coupe, vetura më e shtrenjtë e të gjitha kohërave?

Sipas informacioneve më të fundit nga koleksionuesit e veturave dhe shtëpive të ankandeve, për një prej dy Mercedes 300 SLR Unhlenhaut Coupe, pronari i ri duhet të ndajë rreth 142 milionë dollarë.
E nëse këto informacione dalin të jenë të vërteta, atëherë një nga dy Mercedes 300 SLR Uhlenhaut Coupe me të cilat kompania gjermane do të duhej të merrte pjesë në testin e qëndrueshmërisë gjatë viteve të 50-ta, do të jetë vetura që në ankand do të arrijë vlerën më të madhe që ndonjëherë të jetë arritur, transmeton Telegrafi.
I quajtur sipas Rudolf Uhlenhaut që ishte në krye të kompanisë Mercedes asokohe dhe merrej me testimet dhe aktivitetet garuese, Mercedes Benz 300 SLR Coupe i prodhuar në vitin 1955, fillimisht ishte përdorur si veturë personale – kurse tani do të thyej rekordin e Ferrari 250 GTO që u shit për 70 milionë dollarë.
Pronari të ri do t’i duhet t’i ndajë 142 milionë dollarë, por nuk është zbuluar se kur vetura që akoma është në pronësi të muzeut të Mercedes në Shtutgart, do të dalë në ankand. Megjithatë thuhet se pronari i ardhshëm, përveç shumës nëntë shifrore, do të kërkohet që t’i përmbushë edhe disa kushte siç është garancioni se nuk do të ketë rishitje në një të ardhme të afërt.
MB 300 SLR Coupe, për fat të keq nuk pati mundësinë që potencioan ta tregojë në gara, pasi që Mercedes-Benz pezulloi të gjitha aktivitetet garuese pas aksidentit që ndodhi në vitin 1955 në garën 24 Hourse Le Mans, ku përveç garuesit të Mercedes, Pierr Levegh, humbën jetën edhe 83 persona që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër garën.
Ata fatlumë të rrallë që patën rastin ta vozitin Mercedesin 3 litërsh me 8 cilindra që prodhon 276 kuaj-fuqi, thonë se pa ndonjë problem ka arritur shpejtësinë prej 290 kilometra në orë – duke u bërë kështu vetura më e shpejtë gjatë viteve të 50-ta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika

Volkswagen mund të rikthejë Scirocco, por jo si SUV

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Opel dhe Citroen po shesin gjithashtu makina pa ekran qendror

Njihuni me një nga veturat më të gjata ndonjëherë - ofron komoditet dhe fuqi të jashtëzakonshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi