LAJMI I FUNDIT:

Taylor Swift tallet me Kim në klipin e ri dhe me DJ David Mueller (Video)

Taylor Swift tallet me Kim në klipin e ri dhe me DJ David Mueller (Video)

Kënga e fundit e Taylor Swift në tri ditë shkoi mbi 77 milionë klikime në YouTube dhe kënga “Look What You Made Me Do” është ngjitur me shpejtësi në klasifikimet botërore.

Videoklipi është ai që duket se ka tërhequr më shumë vëmendje, por edhe kritika ndaj këngëtares së njohur amerikane.

Gjithçka lidhet me një pjesë në të, ku Taylor shfaqet në një vaskë të mbushur plot e përplot me bizhuteri. Së fundmi u bë me dije se bizhuteritë e përdorura ishin që të gjitha origjinale dhe në total kapnin vlerën e 10 milionë dollarëve, transmeton Top Channel.


Taylor Swift mund ta rrëzojë nga froni “Despacito-n” në Billboard (Video)
Lexo po ashtu Taylor Swift mund ta rrëzojë nga froni “Despacito-n” në Billboard (Video)

Këmbëngulja e Swift për të xhiruar këtë skenë me bizhuteri të vërteta është interpretuar si një thumbim i këngëtares ndaj Kim Kardashian, duke i kujtuar asaj grabitjen fatkeqe në Paris.

Në këtë ngjarje, Kim u lidh në vaskë nga agresorët, ndërkohë që më pas deklaroi se i kishin vjedhur një sasi prej 11 milionë dollarë bizhuterish, shumë që më pas u ul.

Taylor ka thumbuar edhe DJ David Mueller. Mes 10 milionë dollarëve bizhuteri në vaskë, ndodhet edhe një prerje një dollarëshe, si tregues i shumës simbolike që këngëtarja fitoi në gjyqin përballë DJ David Mueller, të cilin e akuzoi për ngacmim seksual.

Në trend Magazina

Më shumë
Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Magazina
‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Magazina
Pyetet se kush nga motrat ka qenë më e fortë në Big Brother, Gerta Gixhari përgjigjet në mënyrë diplomatike

Pyetet se kush nga motrat ka qenë më e fortë në Big Brother, Gerta Gixhari përgjigjet në mënyrë diplomatike

Magazina
Festa pas Big Brother - Sara Hoxha publikon fotografi krah Gjestit e Eglit

Festa pas Big Brother - Sara Hoxha publikon fotografi krah Gjestit e Eglit

Magazina
Joz Marku reagon për herë të parë pas incidentit: Jam provokuar, por nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës

Joz Marku reagon për herë të parë pas incidentit: Jam provokuar, por nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës

Magazina
“Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”, postimi i Egla Cenos pas fitores së Gjestit

“Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri”, postimi i Egla Cenos pas fitores së Gjestit

Magazina
Kalo në kategori