Me zgjedhjen e ngjyrës, formës dhe detajeve të duhura, ajo mund të bëhet jo vetëm funksionale, por edhe ylli i dhomës tuaj të ndenjes

Nga Instagrami deri te revistat e interierit, tavolina e vogël prej mermeri është shndërruar gati në simbol të shijes së mirë në mobilim. Dhe kjo me arsye. Ky element nuk shërben vetëm për të vendosur kafenë apo telekomandën – ai është pika qendrore e çdo dhome ndenjeje. Kur është prej mermeri, edhe hapësira më e thjeshtë fiton një notë luksi, elegance dhe sigurie stilistike.


Nëse po mendoni të shtoni një tavolinë mermeri në interierin tuaj, por nuk dini si ta kombinoni apo stilizoni, më poshtë gjeni një udhëzues praktik.

@erikalimamcelhaney

I still cannot believe it 🥹 got soo lucky! 🥹 #homedecor #interiordesign #coffeetablestyling #coffeetabledecor #marblecoffeetable

Pse tavolina e mermerit është klasik i përjetshëm?

Mermeri lidhet natyrshëm me elegancën, qëndrueshmërinë dhe dizajnin e përjetshëm. Në tavolinë, ai krijon kontrast të përsosur me divanet e buta, tekstilet e ngrohta dhe dyshemetë prej druri. Ky është një element që i jep “atë diçka” hapësirës, pa qenë i zhurmshëm. Ndryshe nga pllakat masive të mermerit që dominojnë kuzhinat, tavolina e vogël është mënyrë më diskrete për ta sjellë efektin luksoz në shtëpi, pa pasur nevojë për rinovim të plotë, transmeton Telegrafi.

Ngjyra e mermerit ka rol kyç në krijimin e atmosferës. Zgjedhja e nuancës përcakton ndjeshëm përshtypjen që lë dhoma juaj. Mermeri i bardhë me damarë gri, shoqërohet me interieret e ndritshme, minimaliste dhe skandinave. Sipërfaqja e tij pasqyron dritën, duke e bërë hapësirën të duket më e madhe dhe më e freskët.

Në anën tjetër, mermeri i zi sjell dramë dhe luks. Ai është ideal për ata që duan elementë me karakter të fortë dhe përshtatet sidomos me interieret urbane apo ata të frymëzuar nga estetika glamuroze. Për një efekt më të butë, mermeri gri është zgjidhje elegante: neutral, i lehtë për t’u kombinuar, por gjithsesi interesant falë nuancave delikate. Shkëlqen sidomos kur kombinohet me beton, dru apo elementë metalikë mat.

Tonet bezhë dhe të artë krijojnë një atmosferë më të ngrohtë e femërore. Në kombinim me nuanca rozë të buta ose detaje prej bronzi e mesingu, ato japin një ndjesi sofistikimi të rehatshme.

Edhe forma e tavolinës ka rëndësi. Modelet rrethore dhe ovale janë të përkryera për hapësira më të vogla, sepse lehtësojnë qarkullimin. Tavolinat drejtkëndore funksionojnë më mirë në dhoma më të mëdha dhe në mobilime klasike. Forma duhet të ndjekë ritmin e hapësirës dhe mënyrën se si e përdorni dhomën, në mënyrë që tavolina të jetë njëherësh dekorative dhe funksionale.

@creolgrandjean

Replying to @Blvck where I found this marble masterpiece 🫒 #apartmenttherapy #apartmentinspo #thingsifindchic #aesthetic #chichomedecor #apartmentransformation #dubai #abudhabi #greenonyx #marble #refinedaesthetic #coffeetablestyling #interior #inspo

Si ta stilizoni tavolinën prej mermeri?

Stilizimi i një tavoline mermeri kërkon ekuilibër mes estetikës dhe funksionalitetit. Çelësi është një qasje e shtresëzuar, por e thjeshtë, që shton interes vizual pa mbingarkuar hapësirën. Një formulë që pothuajse gjithmonë funksionon është përzgjedhja e disa elementeve kyç.

Në krye të listës janë librat artistikë, të ashtuquajturit “coffee table books” me kopertina atraktive, të cilat krijojnë bazë elegante për dekorin tjetër. Mjaftojnë dy ose tre tituj që pasqyrojnë shijen tuaj në art, dizajn ose modë. Përkrah tyre, një qiri në enë qeramike ose qelqi sjell ngrohtësi e intimitet, ndërsa një vazo me lule të freskëta ose të thara shton gjallëri dhe natyrë.

Për një pamje më të organizuar, është e këshillueshme të shtoni një tabaka ose pllakë dekorative ku të grumbullohen elementët më të vegjël si qirinjtë, shkopinjtë aromatikë ose vazo miniaturë. Kjo sjell strukturë dhe rend, duke bërë që tavolina të duket elegante edhe kur ka më shumë detaje. Përfundimin e sjell një skulpturë e vogël ose një objekt dekorativ që shton personalitet dhe plotëson kompozimin.

Megjithatë, rregulli më i rëndësishëm është: lini hapësirë të zbrazët. Vetë mermeri tërheq vëmendjen me teksturën dhe shkëlqimin e tij. Prandaj, dekorimet duhet ta plotësojnë, e jo ta mbulojnë. Në këtë rast, më pak është vërtet më shumë. /Telegrafi/