Tashmë gati prej tre muajsh, minatorët po përballen me vështirësi financiare. E kjo si pasojë e mos-ekzekutimit të pagave ndaj tyre përgjatë këtyre muajve.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë së gjendja e minatorëve është jashtëzakonisht e rënduar, shkruan Telegrafi.
“Gjendja është jashtëzakonisht e rënduar për shkak të mungesës së pagave”, ka thënë Januzi.
Januzi ka thënë së minatorët janë në pritje të një vendimi nga ana e menaxhmentit dhe bordit, lidhur më gjendjen e krijuar.
Para disa ditësh, fondacioni “Golden Eagle” ka ndarë shumën prej 10 mijë euro për minatorët e Trepçës.
Lidhur më këtë, Januzi është shprehur se kjo shumë monetare është dhuruar në bazë të nevojave shëndetësore të minatorëve dhe atyre që kanë pasur nevojë për furnizime me ushqim.
“Fondacioni nga “Golden Eagle” është ndarë në bazë të nevojave shëndetësore tek minatorët me sëmundje të rënda dhe tek minatorët që kanë pasur nevoja për furnizime bazike me ushqim”, ka shtuar ai.
Siç ai ka deklaruar, këto mjete janë ndarë nga komisionet e formuara nga vetë minatorët.
Januzi ka theksuar se kjo gjendje e rëndë e minatorëve ka ardhur si pasojë e “keqmenaxhimit ndër vite në ndërrmarrje dhe mungesës së investimeve”.
Gjatë ditës së sotme, kjo sindikatë ka bërë të ditur se këtë të enjte, minatorët do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës dhe siç janë shprehur, protesta do të jetë paqësore.
“Minatorët e Trepçës së Kosovës kanë marrë vendim për të organizuar proteste paqësore për shprehjen e pakënaqësive, per padrejtësitë e vazhdueshme që tashme janë bërë të ditura, pra mosrealizimi i pagave per minatorët e Trepçës për më shumë se dy muaj. Protesta do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ditën e enjte, me date 15.08.2024 nga ora 12:00”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se marshimi do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë deri pranë objektit të Qeverisë.
Kujtojmë që para dy javësh, minatorët kishin lënë takim me bordin e ndërmarrjes “Trepça” por të njëjtit edhe pse ju premtuan takimin, nuk iu erdhën. Pastaj, minatorët vendosën që të takohen me bordin, por fillimisht ata nuk pranuan të takohen me ta.
Më vonë, tashmë ish-kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Bashkim Kurti, u takua me minatorët dhe ju premtoi një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të tyre.
Por, minatorët ende janë në gjendjen e njëjtë dhe pa paga.
Ndërsa, pas lirimit të Bashkim Kurtit nga pozita e kryeshefit ekzekutiv, bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça” ka emëruar ushtrues detyre, Faton Ahmetin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ujësjellësi në Mitrovicë vazhdon instalimin e detyrueshëm të ujëmatësve për konsumatorët që nuk i posedojnë ata

Përkujtohen 87 dëshmorët dhe martirët e fshatit Polac të Skenderajt

Leoresa Imeri nga Vushtrria shpallet kampione e pingpongut në turneun për seniore në Kosovë

Daut Dauti publikon një fotografi të rrallë – Kurti dhe Krasniqi në një bisedë shoqërore në Londër

Dhunohet seksualisht për një vit e mitura në Prishtinë, nisin hetimet për të dyshuarin

Gjesti bën monolog para pasqyrës: Të qëndrosh 160 ditë duke prodhuar tërë kohën, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë - vetëm unë

Shqetësimet për salmonelën - AUV konfirmon se mishi i bardhë i importuar në Kosovë është i sigurt

Takimi me Konjufcën - kryetarët e partive nuk do të marrin pjesë, dërgojnë përfaqësues

Zelensky konfirmon për herë të parë se trupat ukrainase janë aktive në rajonin Belgorod të Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat