LAJMI I FUNDIT:

Tare arrin marrëveshje me Salzburgun, Berisha shumë pranë Lazios

Tare arrin marrëveshje me Salzburgun, Berisha shumë pranë Lazios
during the UEFA Europa League quarter final leg one match between SS Lazio and RB Salzburg at Stadio Olimpico on April 5, 2018 in Rome, Italy.

Valon Berisha është bërë ndër lojtarët më të përfolur në Serie A.

Fillimisht u flit se mesfushori nga Kosova do t’i bashkohet klubit italian Sampdoria.

Por pasi u arrit marrëveshja mes klubeve ka qenë reprezentuesi kosovar që ka refuzuar kalimin te klubi bardh e kaltër.


Berisha përsëri ka një ofertë të mirë nga një tjetër skuadër italiane.

Fjala është për Lazion ku drejtor sportiv është Igli Tare.

Sipas medieve italiane Tare ka arritur marrëveshje me Red Bull Salzburg për transferimin e Berishës.

Ky transferim pritet t’i kushtojë Lazios shtatë milionë euro plus një tjetër në formë bonusesh.

Tani pritet vetëm të arrihet marrëveshja me agjentët e lojtarit rreth pagës së tij.

Kujtojmë që Berisha luajti në Ligën e Evropës ndaj Lazios ku arriti të shënoj një gol në Olimpico.

Interesim për mesfushorin nga Kosova kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze, Fulham dhe Newcastle. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori