LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Komisioni të vërtetojë a ka pasur gabim mjekësor në rastin e foshnjeve të vdekura

Taravari: Komisioni të vërtetojë a ka pasur gabim mjekësor në rastin e foshnjeve të vdekura

Tre foshnjet të cilët ndërruan jetë javën e kaluar në Klinikën e gjinekologjisë kanë vuajtur nga sëmundje të mushkërive, ndërsa për rastet tjera janë formuar komisione që do të vërtetojnë nëse ka gabime të mjekëve, deklaroi sot ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.

Taravari u shpreh se sipas rezultateve të para, foshnja nga Struga ka vdekur për shkak të sëmundjes nga lindja, ndërsa tre fëmijët e posalindur kanë pasur sëmundje të mushkërive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është formuar komision në Ministrinë e shëndetësisë dhe jemi në pritje të rezultateve nga obdukcioni për fëmijën e vdekur nga Ohri, ku ekziston edhe raport nga mjeku kujdestar. Nëse ekziston gabim i mjekut në rastin e vajzës dy vjeçare nga Ohri, dikush do të përgjigjet për atë. Sa i përket rastit të Strugës, do të them se unë nuk mund të përgjigjem për të gjithë personat që vdesin, gjegjësisht kjo ndodh te fëmijët me sëmundje nga lindja e tyre. Foshnja ka ndërruar jetë në shtëpi dhe këtu rasti është i qartë”, tha Taravari.


Komision i veçantë është formuar edhe për rastin e tre foshnjeve të vdekura në Klinikën e gjinekologjisë dhe akusherisë në Shkup dhe se rezultatet e obdukcionit do t’i shfaqen publikut.

“Tre fëmijët kanë pasur probleme shëndetësore të mushkërive dhe inkubatorët nuk janë shkak i vdekjeve. Në ato momente ka pasur inkubatorë të lirë dhe të tre fëmijët kanë qenë të vendosur në inkubatorë. Por më së miri është të priten rezultatet e obdukcionit dhe më pas të jetë qartë i shkaku i vdekjes”, përfundoi Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori