LAJMI I FUNDIT:

Tanimë ka të dyshuar për ndezjen e zjarreve në Matkë

Tanimë ka të dyshuar për ndezjen e zjarreve në Matkë

Një telefonatë deri tek stacioni policor mendohet se është zgjidhje për të gjetur të dyshuarin për nxitjen e zjarrit të tmerrshëm në vendin turistik Matka, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Një 17 vjeçar nga Shkupi tanimë është i dyshuari kryesor për nxitjen e zjarrit në Matkë më 3 gusht.

Zjarri i nxitur në afërsi të lumit Treska në Shkup është përhapur me shpejtësi dhe ka kapluar male që rëndë mund të arrihen nga autoritet.


Zjarri tanimë është vënë nën kontroll por është dashur të kalojnë orë për të ndihmuar fikjen e tij.

Policia dhe ekipi i zjarrfikësve është angazhuar që të fiket zjarri. /Telegrafi/