LAJMI I FUNDIT:

“Tani duhet ta prezantoni Havertzin” – komenti i tifozit pëlqehet nga talenti gjerman që ngjallë reagime të mëdha

“Tani duhet ta prezantoni Havertzin” – komenti i tifozit pëlqehet nga talenti gjerman që ngjallë reagime të mëdha

Kai Havertz është njëri nga lojtarët më të talentuar në Evropë për momentin.

Talenti i madh gjerman ka shkëlqyer në Bundesliga me Bayer Leverkusenin, ndërsa është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Real Madrid, Bayern Munich, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, PSG e Juventus janë vënë pas tij.


Por duket se dëshira e lojtarit është ta ndjek bashkëkombësin e tij Timo Werner te Chelsea.

Ka qenë një tifozë i Chelseat që i ka komentuar klubit në Twitter duke i kërkuar ta prezantojnë talentin gjerman.

“Tani duhet ta prezantoni Havertzin”, ishte komenti i fansit londinez që është pëlqyer edhe nga talenti i madh gjerman.

Kjo ka bërë që mediat gjermane dhe ato angleze të aludojnë se Havertz dëshiron transferimin te Chelsea.

Leverkuseni është gati ta shes yllin e tyre, por ka kërkuar nga klubet e interesuara që mos të bëjnë oferta nën 100 milionë euro.

Nga ana tjetër Chelsea ka disa lojtarë interesant në radhët e veta që mund t’ia ofrojë Leverkusenit në këmbim të Havertz.

Londinezët janë gati që të ofrojë 50 milionë euro para dhe dy ose tre lojtarë të tjerë te Leverkuseni për transferimin e lojtarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori