Chelsea ka marrë një fitore tejet të vlefshme në shtëpi përballë Crystal Palace.

Në derbin londinez, Chelsea fitoi me rezultat të thellë 4-0, por një gjë e pazakontë ndodhi në minutën e 82-të të ndeshjes.


Skuadra e Frank Lampard fitoi dy penallti të cilat në gol i shndërroi mesfushori italo-brazilian Jorginho.

Megjithatë mesfushori i Kombëtares së Italisë u përplas me sulmuesin Tammy Abraham tek penalltia e dytë.

Anglezi e fitoi penalltinë e parë, ndërsa të dytën ishte Kai Havertz që e nxori.

Screenshot 2 10

Problemi filloi tek penalltia e dytë kur Abraham u afrua dhe mori topin për ta ekzekutuar atë.

Si sulmuesi ashtu edhe Jorginho që ka përgjegjësi për ekzekutimin e penalltive u konfrontuan mes vete, derisa ndërhyri kapiteni Cesar Azpilicueta.

Kapiteni i dha të drejtë Jorginhos i cili realizoi me qetësi për 4-0.

Abraham u mërzit që nuk e mori penalltinë, por gjithsesi në fund i dha dorën Jorginhos pasi shënoi golin. /Telegrafi/

https://twitter.com/1_spoton/status/1312384387313537024

https://twitter.com/AdemolaVictor/status/1312381957272145922

telegrafi sport app