Takimi në Monaco mund të zhbllokojë transferimin e Neymarit te Barcelona

295:"Brazilian football star Neymar reacts as he plays in a five-a-side football tournament for his charity Neymar Junior Project Institute, in Praia Grande, Sao Paulo, Brazil, on July 13, 2019. (Photo by Miguel SCHINCARIOL / AFP) (Photo credit should read MIGUEL SCHINCARIOL/AFP/Getty Images) 16:"AFP/Getty Images
Paris Saint-Germain dhe Barcelona planifikojnë të bisedojnë mes vete për transferimin e Neymarit gjatë takimit të tyre në Monaco.
E enjtja mund të dëshmohet si një ditë vendimtare në sagën e transferimit të Neymar.
Sipas gazetës katalunase Sport, e gjithë kjo mund të ndodh pasi Barcelona dhe Paris Saint-Germain planifikojnë një samit në Monaco.
Përfaqësuesit e të dy klubeve do të jenë të pranishëm në Monaco për shortin e Ligës së Kampionëve dhe do të diskutojnë më tej për rikthimit brazilianit në Camp Nou.
Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele ende mund të përfshiheshin në marrëveshje, pasi dy lojtarë janë aprovuar nga PSG, ndërsa ka mbetur vetëm vendimi i lojtarëve. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































