LAJMI I FUNDIT:

Takimi Kovaçevski – Mickoski nga mesi i javës

Takimi Kovaçevski – Mickoski nga mesi i javës

Të mërkurën do të duhej tlë mbahej takimi i kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të OBRM-së, Hristian Mickoski. Sipas informatave të MIA-s, bisedimet me siguri do të zhvillohen në Klubin e deputetëve.

Tani për tani për orën dhe formatin e këtij tkaimi nuk ka informata. Kovaçevski paralajmëroi takim me Mickoskin dhe me ekipet e të dy palëve, përderisa Mickoski të premten deklaroi se preferon takim tet-a-tet sepse sipas përvojës së tij nga takimet e ekipeve asnjëherë nuk ka pasur konkludime.

Kryeministri Kovaçevski tha se tema të bisedimeve do të ishin vendimet që nevojiten për integrimin evropian të shtetit, përderisa Mickoski konsideorn se duhet të bisedohet edhe për atë çka nëse ndryshimet kushtetuese nuk e marrin mbështetjen e nevojshme. OBRM PDUKM mbetet në qëndrimin se nuk do të votojnë për këto ndryshime dhe se duhet të shkohet në zgjehdje vjeshtore.