Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i ka paraqitur presidentit Joe Biden opsionet për një sulm të mundshëm amerikan ndaj objekteve bërthamore të Iranit në rast se iranianët kalojn137 në fazën e prodhimit të armëve bërthamore para datës 20 janar.
Ky zhvillim pretendohet të ketë ndodhur në një takim të mbajtur disa javë më parë, i cili deri tani ka mbetur sekret, sipas raportimeve të Axios, duke cituar tre burime.
Një sulm amerikan ndaj programit bërthamor të Iranit në periudhën para inaugurimit të një presidenti të ri do të përbënte një rrezik të madh për një president që ka premtuar të mos lejojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore. Megjithatë, një vendim i tillë do të rrezikonte gjithashtu të linte trashëgimi një konflikt të ri për pasardhësin e tij.
Burimet kanë thënë se 82-vjeçari nuk e ka dhënë miratimin për një sulm gjatë takimit dhe nuk e ka bërë këtë as më pas.
Gjatë një takimi të mbajtur afërsisht një muaj më parë, Biden dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare kanë diskutuar rreth opsioneve dhe skenarëve të ndryshëm, por presidenti nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.
Një zyrtar amerikan i njohur me çështjen deklaroi se takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk ishte nxitur nga të dhëna të reja të inteligjencës dhe as nuk synonte të përfundonte me një vendim “po” ose “jo” nga ana e Biden. Përkundrazi, ishte pjesë e një diskutimi për “planifikimin e kujdesshëm të skenarëve” për mënyrën se si SHBA-ja duhet të përgjigjet nëse Irani ndërmerr hapa si pasurimi i uraniumit në nivelin 90 për qind të pastërtisë para datës 20 janar.
Një burim tjetër deklaroi se aktualisht nuk ka diskutime aktive brenda Shtëpisë së Bardhë për ndonjë veprim ushtarak kundër objekteve bërthamore të Iranit.
Disa nga këshilltarët kryesorë të Biden kanë argumentuar se dy trende – përshpejtimi i programit bërthamor të Iranit dhe dobësimi i Iranit dhe aleatëve të tij në luftën me Izraelin – i japin Bidenit një imperativ dhe një mundësi për të ndërmarrë sulmin.
Burime të tjera tregojnë se disa nga këshilltarët e Bidenit, përfshirë Sullivanin, besojnë se degradimi i mbrojtjes ajrore dhe aftësive raketore të Iranit, së bashku me dobësimin e ndërmjetësve rajonalë të Iranit, mund të përmirësojnë shanset për një sulm të suksesshëm dhe të ulin rrezikun e hakmarrjes iraniane dhe përshkallëzimeve rajonale.
Sipas një zyrtari amerikan, Sullivan nuk ka dhënë ndonjë rekomandim për Bidenin mbi këtë çështje, por vetëm ka diskutuar rreth planifikimit të skenarëve. Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë.
Një burim shtoi se Biden ka vënë në fokus urgjencën e çështjes dhe nëse Irani ka ndërmarrë hapa që justifikojnë një sulm dramatik ushtarak disa javë para se një president i ri të marrë detyrën.
Irani prej kohësh ka mohuar se po kërkon të zhvillojë armë bërthamore, duke këmbëngulur se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile. Megjithatë, muajt e fundit disa ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë iranianë kanë folur publikisht për mundësinë e ndryshimit të doktrinës bërthamore të Iranit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Zelensky nga Brukseli: Ju qëndruat pranë nesh, jemi mirënjohës që nuk jemi vetëm

Samiti urgjent i BE-së për Ukrainën, von der Leyen e nis fjalimin me një paralajmërim

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi