LAJMI I FUNDIT:

​Tahiri: Rezoluta për rritjen e çmimeve shpërfaq pazotësinë e Qeverisë Kurti

​Tahiri: Rezoluta për rritjen e çmimeve shpërfaq pazotësinë e Qeverisë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se rezoluta e LVV-së për rritjen e çmimeve tregon për paaftësinë e ministrave të Qeverisë Kurti.

E njëjta, sipas tij, shfaq edhe mungesën e guximit për të marrë vendime të rëndësishme për qytetarët.

“Kjo rezolutë e shpërfaq, të nderuar deputetë, ju që i keni votuar, pazotësinë e tyre, mungesën e guximit për të marrë vendime në dikastere që udhëheqin. Mungesën e vizionit për të sjellë ligje, të cilat do të lehtësonin punën e tyre dhe mbi të gjitha zbatimin e një pako ekonomike që ka ardhur këtu për të ndihmuar Kosovën”.


“Sot përmes kësaj rezolute po shpërfaqet pazotësia totale e njerëzve që i keni votuar”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit, ky po shqyrtohet rezoluta e LVV-së për adresimin e rritjes së çmimeve.