Tahiri: Qeveria Kurti ka rritur varësinë energjetike dhe ka ngritur çmimet në qiell

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e sektorit të energjisë dhe ekonomisë.
Tahiri ka thënë se ky ekzekutiv e ka rritur varësinë energjetike dhe ka ngritur në qiell çmimet si dhe krizën sociale e ekonomike.
“Kur ishin në opozitë, dolën kundër çdo investimi ndërkombëtar energjetik. Asokohe doli kundër projekteve të linjitit ashtu edhe kundër projektit energjetik amerikan me gaz. Qëllimi i tij nuk ishte mirëqenia por lufta për pushtet”.
“Me vendimmarrje monopoliste për shtrenjtim të energjisë verës, ku piku dhe blloktarifat nuk marrin shumë vëmendje për shkak të konsumit të ultë, kjo qeveri ua tkurri qytetarëve standardin dhe shërbimet, i varfëroi”, ka shkruar ai në Facebook.
Shefi i deputetëve të AAK-së më tej është shprehur se kryeministri Albin Kurti “nuk e ka problem që me përhapjen e krizës sociale, të jetë në krye të qeverisë e cila po e zbrazë Kosovën”.
“Kalkulimet e tij dhe njerëzve përreth janë të thjeshta por fatkeqe për ne. Duke e zbrazur Kosovën, ky ‘fenomen’ politik, shpenzon më pak rrymë, pranon remitenca më shumë, për çmimet me të cilat pasurohet klika e tij. Krejt çfarë ka mbetur është të dërgoj Martin Berishajn në ndonjë vend ku ka më shumë diasporë, dhe ku nëse votohet në Ambasada, t’i mbushin kutitë!”.
“Kjo sot në seancën e jashtëzakonshme duhet të demaskohet, le të del në pah mashtrimi!”, ka përfunduar Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë