Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një letre publike ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që vendimi për shndërrimin e spitalit të Vushtrrisë në Spital COVID, të tërhiqet dhe që i njëjti spital të vendoset në Mitrovicë.
Tahiri tha se edhe kur është marrë ky vendim nuk është konsultuar paraprakisht Komuna e Vushtrrisë, ndërkaq tha se Spitali i Mitrovicës ka numër më të madh të specialistëve me më shumë profile mjekësore, me më shumë staf, prandaj sipas tij do të ishte më mirë që ky spital të zhvendosej atje.
“Së pari, prej ditës së parë të shpalljes së Spitalit për Covid-19, qytetarëve të Vushtrrisë është duke ju rrezikuar shëndeti, meqë nuk po mund të marrin shërbimet shëndetësore të nivelit dytësor në spital. Kam pranuar shumë shqetësime nga qytetarët e Vushtrrisë, mjekët dhe infermierët e spitalit se stafi nuk ka mjetet mbrojtëse të nevojshme për punë. Stafi i paraparë të vije nga Spitali i Mitrovicës për 3 ditë nuk ka ardhur si mbështetje siç ka qenë e paraparë. Po ashtu, bazuar në informatat që kam, në Spital ka hyrje-dalje të pakontrolluara nga qytetarët, ka mbi 100 vizitorë në ditë që paraqesin rrezik të madh për përhapje të infeksionit tek qytetarët, meqë edhe ashtu Komuna e Vushtrrisë është zonë me numër të lartë të të infektuarve dhe rasteve të kontaktit. Punëtorët fizik që do të duhej të ndalonin prezencën e palëve nuk po kryejnë punën e tyre. Një shqetësim tjetër është se në hapësira të përbashkëta, në një oborr ndodhet edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ku gravitojnë numër i madh i pacientëve ambulantor dhe që rreziku është rritur pasi Spitali është bërë për trajtim të rasteve Covid”, shkruan Tahiri ndër të tjera.
“Duke qenë se Spitali i Mitrovicës ka numër më të madh të specialistëve me më shumë profile mjekësore, me më shumë staf dhe po ashtu, më shumë pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19, ju kërkoj që Spitalin Covid, ta bartni në Mitrovicë, meqë hapësirat e spitalit janë më të përshtatshme dhe nuk cënohen shërbimet tjera shëndetësore”, shkruan ai.
Letra e plotë:
I nderuar Ministër i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj
I nderuar Kryesues i Bordit Drejtues të ShSKUK-së, dr. Xhevat Jakupi
I nderuar ud. Drejtor i Përgjithshëm i ShSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi,
Të nderuar anëtarë të Komitetit për menaxhim të situatës me Covid-19 SHSKUK
Po ju shkruaj në cilësi të Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë dhe si kryesues i Shtabit Komunal për menaxhim të situatës me Covid-19, për të shprehur shqetësimin tim, shtabit komunal dhe qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë lidhur me Vendimin e Komitetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për menaxhim të situatës me Covid-19, i cili ka shnëdrruar Spitalin e Përgjithshëm në Vushtrri, si Spital për trajtim të rasteve me Covid-19 nga Vushtrria dhe Mitrovica, pa konsultuar paraprakisht Komunën e Vushtrrrisë.
Si Kryetar i Komunës, në fillim nuk kam kundërshtuar këtë Vendim, duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në tërë Kosovën dhe situatën emergjente në shëndetin publik, por më poshtë do të ju rendis disa nga arsyet pse ky Vendim duhet të revidohet, për çka edhe kam njoftuar sot në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi.
Së pari, prej ditës së parë të shpalljes së Spitalit për Covid-19, qytetarëve të Vushtrrisë është duke ju rrezikuar shëndeti, meqë nuk po mund të marrin shërbimet shëndetësore të nivelit dytësor në spital.
Kam pranuar shumë shqetësime nga qytetarët e Vushtrrisë, mjekët dhe infermierët e spitalit se stafi nuk ka mjetet mbrojtëse të nevojshme për punë. Stafi i paraparë të vije nga Spitali i Mitrovicës për 3 ditë nuk ka ardhur si mbështetje siç ka qenë e paraparë.
Po ashtu, bazuar në informatat që kam, në Spital ka hyrje-dalje të pakontrolluara nga qytetarët, ka mbi 100 vizitorë në ditë që paraqesin rrezik të madh për përhapje të infeksionit tek qytetarët, meqë edhe ashtu Komuna e Vushtrrisë është zonë me numër të lartë të të infektuarve dhe rasteve të kontaktit.
Punëtorët fizik që do të duhej të ndalonin prezencën e palëve nuk po kryejnë punën e tyre.
Një shqetësim tjetër është se në hapësira të përbashkëta, në një oborr ndodhet edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ku gravitojnë numër i madh i pacientëve ambulantor dhe që rreziku është rritur pasi Spitali është bërë për trajtim të rasteve Covid.
Së fundmi, ka një fushatë të orkestruar kundër meje si Kryetar i Komunës, lidhur me këtë Vendim, e që nuk ka qenë i imi.
Duke qenë se Spitali i Mitrovicës ka numër më të madh të specialistëve me më shumë profile mjekësore, me më shumë staf dhe po ashtu, më shumë pacientë të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19, ju kërkoj që Spitalin Covid, ta bartni në Mitrovicë, meqë hapësirat e spitalit janë më të përshtatshme dhe nuk cënohen shërbimet tjera shëndetësore.
Duke shpresuar në reflektimin dhe mirëkuptimin tuaj, mbes me shpresë se do të tërhiqni Vendimin për shndërrim të Spitalit të Vushtrrisë në Spital Covid dhe me këtë do ndihmoni shëndetit të qytetarëve të Vushtrrisë dhe të filloni me bartje të pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19 në Spitalin e Mitrovicës.
Xhafer Tahiri
Kryetar i Shtabit Emergjent Komunal
Kryetar i Komunës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rohde-380x233.jpg)
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
![Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rroga-denari-MK-380x233.png)
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
![Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Aivo-Orav-BE-e1739304246862-380x233.jpg)
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht