LAJMI I FUNDIT:

Tahir Batatina, zemra dhe shpirti i Llapit

Tahir Batatina, zemra dhe shpirti i Llapit

I lum Llapi për Tahir Batatinën! Njeri fantastik, që ndryshe konsiderohet si zemra dhe shpirti i Llapit. Një ish-ushtar i UÇK-së, tani pjesëtar i FSK-së dhe magjistër i Shkencave Sportive. Njëherësh biznesmen mjaft i suksesshëm. Nga xhepi i tij financon Llapin, në të cilin klub jep shumë paga, ndërsa vetë punon pa para, si trajner. Po korr rezultate fenomenale dhe seriozisht ia ka mësyrë Evropës me klubin e zemrës

Futbolli kosovar e ka një njeri shumë të veçantë. Si ai nuk ka kurrkund hiç. Fjala është për Tahir Batatinën, që ndryshe mund të konsiderohet si zemra dhe shpirti i Llapit.

Në futbollin kosovar ka plot trajnerë, por më pak donatorë. Mirëpo, në Podujevë është Batatina, i cili vetë e sponsorizon Llapin, e vet e menaxhon dhe e udhëheq si trajner. Është njeri unik. Të tillë e bëjnë shumë veçori që i ka ai.

Një ish-pjesëtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa tani është pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). Është magjistër i Shkencave Sportive, e po ashtu një biznesmen mjaft i suksesshëm. E tij është ndërmarrja ndërtimore “Batatina”.


Një pjesë të konsiderueshme nga të hyrat e firmës së tij, i investon në klubin llapjan, ku është donatori kryesor tash e një kohë të gjatë, por që ndihmohet mjaft mirë edhe nga “Dumnica Group”, ndërsa më pak nga Komuna e Podujevës.

“Unë jam donatori kryesor i Llapit, pra ndërmarrja ndërtimore “Batatina”, bashkë me “Dumnica Group”. Kurse, Komuna e Podujevës na ka dhënë në shfrytëzim një parking, si infuzion për klubin, por Komuna na ka premtuar se prej janarit do të na ndihmojë edhe më shumë, sepse kështu nuk është aq lehtë”, thotë Batatina në një bisedë me gazetën “Zëri”.

Ai është shumë i shoqërueshëm, saqë nuk përton t’u përgjigjet edhe pyetjeve të atilla që tjetër kush nuk i mirëpret. “Sa para investoj në Llap? Në edicionin e kaluar sa garonim në Ligën e Parë, derisa u inkuadruam në Superligë, i kemi investuar rreth 180 mijë euro. Aktualisht, vetëm paga mujore në skuadër kemi 10 mijë euro, pra brenda një muaji, pa i llogaritur shpenzimet tjera, si udhëtimet, referët, ushqime, e shpenzime tjera, që faktikisht kanë kosto”, shpjegon ai.

“Të jesh donator në një klub të Kosovës nuk është aspak e lehtë, sepse vetëm shpenzon e asgjë nuk fiton. Sinqerisht, shpesh ndodh që familjet tona i lëmë keq, për klubin. Por, dashuria dhe lidhja shpirtërore e emocionale me Llapin na mban të fortë”, pohon Batatina, njeriu më meritor në “rilindjen” e Llapit, i cili tani po shkëlqen në Superligë.

Një trajner fantastik, krejt ndryshe prej trajnerëve tjerë kosovarë, të cilët faktikisht gjithnjë primare kanë kushtet, e pastaj klubin.

“Ky është edicioni im i tretë si trajner. Punoj vullnetarisht, pra pa rrogë, ndërsa vetë unë jap paga për të tjerët. Nuk di që ka ndonjë trajner tjetër në këso rrethana si unë”, thekson Batatina, i cili nuk ndodh t’ua vonojë rrogat lojtarëve, siç ndodh zakonisht në Kosovë.

Ai ndihet krenar me punën që po e bën në klubin llapjan. “Brenda një periudhe të shkurtër kam arritur ta rikthej Llapin në Superligë, ku sot jemi lart në tabelë. Konsideroj se kjo nuk është pak. Po ashtu, kam lexuar shumë se si menaxhohet një klub, andaj gjithçka po shkon mirë. Jemi shumë të lidhur mes veti dhe bashkërisht po korrim suksese”, potencoi Batatina, i cili si trajner i suksesshëm kishte oferta edhe nga disa klube tjera nga Kosova dhe jashtë saj, por i ka refuzuar për një arsye.

“I kam refuzuar sepse dua të jap edhe më shumë për Llapin. Po ju them me sinqeritetin e seriozitetin më të madh. Objektivi im kryesor është pjesëmarrja me Llapin në gara evropiane. Kjo është ëndrra dhe dëshira ime e kahershme. Seriozisht ju them dhe do ta arrij”, thotë Batatina, i cili me Llapin tani po e kërkon edhe titullin e kampionit në Superligë, ku posa ka ardhur nga Liga e Parë.

Llapi i Batatinës aktualisht është i treti në elitë, me 23 pikë, me 7 fitore e 2 barazime, krahas katër humbjeve.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Mund të ndodhë shkëmbim sensacional, Liverpool-Newcastle: Reds ofrojnë dy yje për Alexander Isak

Mund të ndodhë shkëmbim sensacional, Liverpool-Newcastle: Reds ofrojnë dy yje për Alexander Isak

Premier League
Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

Shokohet Real Madridi: Agjenti i Alexander-Arnold fillon bisedimet me klubin e preferuar të anglezit

La Liga
Braziliani Ronaldo tregon fillimin më brutal të karrierës së tij ndaj një mbrojtësi që vishte këpucë me thumba të gjatë

Braziliani Ronaldo tregon fillimin më brutal të karrierës së tij ndaj një mbrojtësi që vishte këpucë me thumba të gjatë

Ligat tjera
Liverpool planifikon hakmarrje për largimin e Arnoldit, synon top yllin e Real Madridit

Liverpool planifikon hakmarrje për largimin e Arnoldit, synon top yllin e Real Madridit

La Liga
Real Madridi mund të jetë pa pesë yje përballë Arsenalit

Real Madridi mund të jetë pa pesë yje përballë Arsenalit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori