LAJMI I FUNDIT:

Sveçla në shtëpinë e djegur të serbit në Istog: Kam kërkuar angazhimin e të gjitha resurseve shtetërore për zbardhjen e rastit

Sveçla në shtëpinë e djegur të serbit në Istog: Kam kërkuar angazhimin e të gjitha resurseve shtetërore për zbardhjen e rastit

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bashkë me eprorët e Policisë së Istogut dhe Njësitin e Hetimeve Rajonale nga Peja vizituan sot shtëpinë e djegur të qytetarit të komunitetit serb nga fshati Veriq.

Përmes një videopostimi në Facebook, Sveçla thotë se ka kërkuar mobilizim të resurseve shtetërore për të zbardhur rastin.

“Kam kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërkaq edhe njëherë i ofrova Policisë gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në lidhje me këtë rast”.


“Republika e Kosovës është dhe do të mbetet demokratike, vend ku jetojnë qytetarët të lirë e të barabartë, pa asnjë dallim përkatësie a prejardhje. Dhe për këto vlera do të jemi të pakompromis”, ka shkruar tutje Sveçla.

Digjet shtëpia e një serbi në Istog, reagon OSBE-ja
Lexo po ashtu Digjet shtëpia e një serbi në Istog, reagon OSBE-ja

Për ngjarjen në fjalë kanë reaguar edhe institucionet vendore dhe ambasadat e akredituara në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Tëitter, Hovenier këtë veprim e kishte quajtur kriminal.

“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, tha Hovenier.

Ndryshe, shtëpia e një qytetari serb në fshatin Veriq komuna e Istogut, gjatë ditës së hënë ishte përfshirë nga zjarri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori