LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Aksioni në Banjskë të Zveçanit po vazhdon ende, është gjetur sasi e madhe e armatimit të rëndë

Sveçla: Aksioni në Banjskë të Zveçanit po vazhdon ende, është gjetur sasi e madhe e armatimit të rëndë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni në Banjskë të Zveçanit po vazhdon ende teksa ka thënë se armët që janë gjetur lidhen me aksionin e Zveçanit që është zhvilluar më herët nga Policia e Kosovës.

Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë.

“Armët janë të llojllojshme, pas hetimeve do ta keni listën e saktë. Ka disa armë që mund të lidhen me aksionin e Zveçanit, me disa armë jemi ndeshur për herë të parë”, ka thënë Sveçla.


Sipas tij, lirisht mund të thuhet se kishte pajisje për qindra sulmues të tjerë.

“Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmojnë Policinë e Kosovës dhe institucionet e Kosovës”, ka shtuar Sveçla.

Ai ka thënë se shumica e veturave që kanë ardhur janë nga Beogradi teksa ka theksuar se ndonëse hyrjet e terroristëve nga Serbia në Kosovë nuk janë të pamundshme, veprimtaria e tyre tashmë është duke u bërë e pamundshme.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka informata të ndryshme që i verifikon. Ky është një grup terrorist që ka marrë akte terroriste. Kemi një linjë kufitare me reliev të gjatë me Serbinë, hyrjet e terroristëve nuk janë të pamundshme, por veprimtaria e tyre  tashmë është duke u bërë e pamundshme”, ka vijuar Sveçla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori