Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka folur lidhur me veprimet e ndërmarra ndaj gjyqtarit Agim Kuçi, i cili kishe marrë vendim që Enver Sekiraqa të mbrohej në liri pak pasi ishte dënuar me 25 vjet burg.
Disa media vendore kishin raportuar se paneli hetimor i KGJK-së nuk ka gjetur shkelje te veprimet e gjyqtarit Kuçi.
Por sipas Albert Zogajt, cilado palë që ka nxjerrë informacione në publik lidhur me raportin e panelit hetimor, ka kryer shkelje.
“Kushdo që e ka nxjerrë në publik përmbajtjen e raportit të panelit hetimor ka kryer shkelje të konfirmuar. Kjo është një kritikë serioze për trupat e KGJK-së, për panelin hetimor pa përjashtu këtu edhe gjyqtarin i cili ka qenë subjekt hetimi dhe të tjerët që e kanë nxjerrë raportin në publik”, tha Zogaj.
Agim Kuçi kishte marrë vendim të veçantë me të cilin i kishte hequr masën e arrestit shtëpiak të akuzuarit Sekiraqa.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës e kishte suspenduar gjyqtarin Agim Kuçi lidhur me rastin e heqjes së masës së arrestit shtëpiak për Enver Sekiraqën. Ndërsa kishte krijuar panelin hetimor për ta gjykuar këtë rast.
“Paneli hetimor nuk konfirmon as përgjegjësi as pafajësi në procesin e hetimit, thjeshtë i sjellë faktet te KGJK”, tha Zogaj.
Zogaj nuk pranoi të jepte detaje se si do të vendoset lidhur me këtë rast.
Kryesuesi sqaroi për publikun se nëse ka prova dhe fakte se një gjyqtar ka vendosur që t`i ndihmojë dikujt apo t`i bëj dëm dikujt tjetër me ndonjë vendim, më nuk do të ketë përgjegjësi disiplinore, por ka përgjegjësi penale.
“Nëse ka prova dhe fakte se një gjyqtar ka votu si anëtar i panelit, si kryetar apo si gjyqtar i vetëm për me marrë një vendim me i ndihmu një personi apo me dëmtu dikon, apo me përfitu për vete ka kry vepër penale”, tha Zogaj.
Agim Kuçi është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda.
Enver Sekiraqa, i akuzuar se ka nxitur Arben Berishën për ta vrarë policin Triumf Riza, ishte dënuar nga shkalla e parë me 25 vjet burgim.
Sekiraqa, që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.
Agim Kuçi kishte marrë vendim të veçantë me të cilin i kishte hequr masën e arrestit shtëpiak të akuzuarit Sekiraqa, duke e lënë të mbrohet në liri.
Por, Gjykata e Apelit më 17.05.2024 ka marrë vendim për ta kthyer në paraburgim Enver Sekiraqën.
Policia kishte konfirmuar se Sekiraqa nuk ishte gjetur në dy lokacione në të cilat ishte kërkuar.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e kishte suspenduar gjyqtarin Agim Kuçi lidhur me rastin e heqjes së masës së arrestit shtëpiak për Enver Sekiraqën.
Vendimi për suspendimin e gjyqtarit është marrë me shumicë të votave në KGJK.
Gjykimi maratonik ndaj Enver Sekiraqës, i nisur në vitin 2014, ka rezultuar me tri dënime të deritanishme.
Në vitin 2016 Sekiraqa u dënua me 36 vjet burgim, kurse me 30 vjet burgim në vitin 2019. E më 03.05.2024 u dënua me 25 vjet burgim për shtytje në vrasjen e Triumf Rizës. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania