Suspendim dhe gjobë me para për Mourinhon

Jose Mourinho është suspenduar me një ndeshje mosdrejtim të skuadrës dhe është gjobitur me 16.000 funte si pasojë e sjelljes së pahijshme.
Menaxheri i Manchester Unitedit reagoi në mënyrë të furishme në ndeshjen kundër West Ham Unitedit, kur Paul Pogbas iu dha karton i verdhë për simulim.

Ai nuk i kontrolli emocionet e tij, por e goditi një shishe uji. Gjyqtari e dërgoi në tribuna dhe tash do të mungojë në një ndeshje në drejtimin e skuadrës.
Portugezi nuk do ta drejtojë ekipin e tij në takimin e sotëm (e mërkurë) të Kupës EFL.

Nga
Telegrafi
30/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































