Ndeshjet e çerekfinaleve në kuadër të ESL Pro League kanë filluar, ku do të kemi derbin e dy ekipeve të para në ranglistën botërore, Na’Vi kundër FaZe.

Më pak se një orë ka mbetur nga fillimi i superndeshjes, ku Na’Vi do të luajë kundër FaZe, ku dy ekipet kanë duke treguar formë fantastike gjatë këtij turneu deri tani.

Na’Vi fazën e grupeve e ka përfunduar me rezultat 5:0 me ndeshje, ndërsa FaZE 4:1 me një ndeshje të humbur nga ekipi Outsiders.

Ndeshja ndërmjet Na’Vi dhje FaZe do të zhvillohet në formatin ‘best-of-three’ duke filluar nga ora 19:00 sot (e premte).

faze teamm

Më poshtë i gjeni formacionet e të dyja ekipeve si dhe kanalin ku mund ta ndiqni lojën drejtpërdrejt.

Ndeshjen mund ta ndiqni drejtpërdrejt nga ora 19:00 në kanalin: twitch.tv/esl_csgo


Formacioni i ekipit Na’Vi: Oleksandr “s1mple” Kostyliev Denis “electroNic” Sharipov Kirill “Boombl4” Mikhaylov Ilya “Perfecto” Zalutskiy Valerii “b1t” Vakhovskyi
Andrey 'B1ad3' Gorodenskiy (trajner)

Formacioni i ekipit FaZe: Finn “⁠karrigan⁠” Andersen Helvijs “⁠broky⁠” Saukants Russel “⁠Twistzz⁠” Van Dulken Robin “⁠ropz⁠” Kool Havard “rain” Nygaard Robert “RobbaN” Dahlstrom (trajner)

/Telegrafi/

telegrafi sport app