Supermodelja izraelite, Bar Refaeli, e cila do të udhëheq festivalin evropian, Eurosong që do të mbahet këtë javë në Tel Aviv, i detyrohet shtetit dy milionë euro për taksat e papaguar.

Sipas vendimit të gjykatës, pos dy milionëve do të duhet të paguajë edhe 30 mijë euro për shpenzimet e gjykimit, njofton ministria e drejtësisë izraelite.


Refaeli akuzohet se nuk e ka raportuar plotësisht pagën miliona dollarëshe në Izrael dhe jashtë saj. Ajo dhe nëna e saj gjithashtu nuk kanë deklaruar ndonjë përfitim që kanë si të famshëm.

bar rafaeli sing euml l por nuk i mungon seksi foto hd

Refaeli deklaroi se nuk ka jetuar në Izrael gjatë periudhës së diskutueshme, kur tatimi nuk ishte paguar, por gjykata e gjeti fajtore.

Ajo supozohet se ka deklaruar se paguan qira shumë të ulët për apartamentin luksoz në Tel Aviv. Është thënë gjithashtu se veturën luksoze e ka marrë si dhuratë për punën e saj promovuese.

Bar Refaeli fitoi famë në mbarë botën në vitin 2007 kur zbukuroi ballinën e revistës "Sports Illustrated" si modelja e parë izraelite që arriti të bënte këtë. Refaeli është e njohur edhe për marrëdhënien e saj me aktorin Leonard DiCaprio. /Telegrafi/