LAJMI I FUNDIT:

“The Sun” tregon historinë e çiftit nga Shkodra: Kemi ndërtuar shtëpinë e ëndrrave me paratë që na ka sjellë djali nga Londra

“The Sun” tregon historinë e çiftit nga Shkodra: Kemi ndërtuar shtëpinë e ëndrrave me paratë që na ka sjellë djali nga Londra

Britanikja “The Sun” ka intervistuar një çift që jeton në një fshat të Shkodrës, i cili ka ndërtuar shtëpi me paratë e sjella nga djali në emigracion.

Ai thotë se nuk mund ta përfundojë plotësisht shtëpinë sepse në fshat nuk ka punëtorë, pasi të gjithë kanë ikur në Angli.

Për “The Sun”, Sait Shabaj dhe gruaja e tij Xheridja kanë treguar se shtëpinë e kanë ndërtuar me paratë që djali ka dërguar nga Angli, pasi shkoi atje në mënyrë të jashtëligjshme. Nimeti, 30 vjeç ka shkuar drejt Britanisë përmes një kamioni, duke u fshehur në pjesën e pasme të tij. Por tashmë, drejt Anglisë ka udhëtuar dhe punëtori ata kishin punësuar për ndërtimin e godinës.


Me kopshtin me pemë portokalli dhe pamje mahnitëse mbi një luginë lumi, rezidenca rozë është padyshim më madhështorja në fshat, shkruhet në artikull. 70-vjeçari dhe gruaja e tij 53-vjeçare shpresonin se djemtë që janë emigracion do të kthehen pasi të përfundojë ndërtimi i shtëpisë. Po të tre djemtë ua kanë bërë të qartë se kthimi në vendlindje nuk është në planet e tyre.

Zona të mëdha të Shqipërisë po braktisen nga të rinjtë që shkojnë jashtë vendit për paga më të larta, ndërsa Britania e Madhe është bërë destinacioni më popullor për ta. Shifrat e fundit tregojnë se shqiptarët janë grupi më i madh i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kanalin e rrezikshëm të Kanalit me varka të vogla, thuhet në artikull./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori