Pranë muzeut të Louvre në Paris është duke vazhduar një operacion i madh i sigurisë, pasi sulmit që ndodhi sot rreth orës 10:00, transmeton Telegrafi.


Një burrë i cili mbante një çantë shpine plagosi një ushtar me një thikë, kurse një ushtar tjetër shtiu me armë drejt tij, shkruan TheGuardian.

Michel Cadot, shefi i policisë në Paris, tha se personi shkoi drejt ushtarëve i armatosur dhe se kishte bërtitur “Allahu Ekber”.

Sulmuesi është plagosur në stomak, por ai ishte ende gjallë.

Një pjesë e muzeut është evakuuar ndërsa zona është e rrethuar nga forca të shumta policore./Telegrafi/

C3u6aODUoAEhZ00

C3u6yaTWcAAK2Xl

C3u7sygWYAAWVLT