LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me thikë një qytetar nga Manastiri, lëndohet rëndë

Sulmohet me thikë një qytetar nga Manastiri, lëndohet rëndë

Është lënduar rëndë me thikë një qytetarë i Manastrit mbrëmë në një kafene të qytetit. Ai, siç deklaroi në polici është sulmuar nga një person i panjohur dhe është dërguar në spitalin e Manastirit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPB njofton se mbrëmë rreth orës 19:00 në Manastir në rrugën “Zhikica Shpanac” në derën hyrëse në shtëpinë e L.J, personi J.K (61) nga Manastiri ka kërkuar ndihmë.

Nga ana e L.J është thirrur ndihma e shpejtë, të cilët personin e lënduar e kanë dërguar në Spitalin Klinik në Manstir, ku i është konstatuar lëndim i rëndë në krahrorin e djathtë.


Nga policia deklaruan se po ndërmarrin masa për të zbardhur rastin./Telegrafi/