LAJMI I FUNDIT:

Sulmi me thikë që la disa të vdekur ndodhi gjatë performacës së tij, reagon DJ Topic: Çfarë po ndodh kështu me botën

Sulmi me thikë që la disa të vdekur ndodhi gjatë performacës së tij, reagon DJ Topic: Çfarë po ndodh kështu me botën

Festa e 650-vjetorit të qytetit Solingen, e cila pritej të ishte një ditë gëzimi dhe muzike, mori një kthesë tragjike kur një sulmues i armatosur me thikë sulmoi pjesëmarrësit e festivalit. Ngjarja ndodhi gjatë performancës së DJ të njohur ndërkombëtar, Topic, i cili ndau përvojën e tij tronditëse përmes një postimi në Instagram.

Në një postim prekës dhe dramatik në Instagram, DJ Topic, i famshëm për bashkëpunimin me Bebe Rexhën në hitin “Chain My Heart,” përshkroi momentet e tmerrit që përjetoi gjatë setit të tij. Ai shpjegoi se si, në mes të performancës, personeli i sigurisë iu afrua dhe i kërkoi të vazhdonte të luante muzikë për të shmangur një panik masiv, pasi një sulmues kishte sulmuar me thikë dhe vrarë disa persona.

“Dje performova në përvjetorin 650-vjeçar të vendlindjes time, Solingen në Gjermani, dhe gjatë setit tim, personeli i sigurisë nga qyteti më erdhi dhe më kërkoi të vazhdoja të luaja për të shmangur krijimin e një paniku masiv, pasi kishte tashmë njerëz të vrarë nga një sulmues me thikë. Kështu vazhdova të luaja, edhe pse ishte jashtëzakonisht e vështirë”, shkroi DJ Topic.


Foto: NonStopNews/AFP via Getty Image

Topic shtoi se pas rreth 10-15 minutash, muzika u ndal dhe publikut iu dha lajmi për incidentin tragjik. Sulmuesi, sipas raportimit të tij, po sulmonte në mënyrë të paqartë dhe po përpiqej të vriste këdo që i dilte përpara.

Me sulmuesin ende në arrati, situata u bë edhe më e frikshme. DJ Topic dhe të tjerët u fshehën në një dyqan të afërt ndërsa helikopterët e policisë rrotulloheshin sipër. Gjatë kësaj kohe, Topic përjetonte një përzierje emocionesh tronditëse dhe reflektuese.

“Ende nuk mund ta besoj… kjo supozohej të ishte një festival i lirë për të gjithë. Shumë miq të ngushtë të mi ishin aty me fëmijët e tyre të vegjël… Po e shkruaj gjithë këtë ndërsa një helikopter ende fluturon mbi shtëpinë ku jam rritur si fëmijë, në një qytet të ‘vogël’ në Gjermani. Çfarë po ndodh me këtë botë… Mendimet e mia janë me të gjitha viktimat”, përfundoi ai në mënyrë prekëse. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Topic (@topic)

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
Kalo në kategori