LAJMI I FUNDIT:

Sulm me thikë në një festival në Solingen të Gjermanisë, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Sulm me thikë në një festival në Solingen të Gjermanisë, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Një numër njerëzish thuhet se kanë gjetur vdekjen dhe të tjerë janë plagosur në një sulm të dukshëm me thikë në një festival gjerman.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ndodhi në një festival në qytetin perëndimor të Solingenit, kanë raportuar agjencitë gjermane të lajmeve dhe gazeta Bild.

Sipas Bild, kalimtarët u goditën me thikë “rastësisht”.


Gazeta shtoi se sulmuesi ende nuk ishte kapur.

Sipas raportimeve, një burrë goditi me thikë rastësisht kalimtarët në një festival që festonte 650 vjetorin e qytetit.

Nuk është e qartë se sa njerëz kanë vdekur në sulm. Raportohet se sulmi ka ndodhur rreth orës 21:45 me orën lokale.

Agjencia e lajmeve dpa citoi burime policore, të cilat thanë se arma e përdorur në sulm ishte një thikë ndërsa policia lokale tha se ende nuk ishte në gjendje të komentonte.

Ndërkohë mediat raportojnë se ngjarja ndodhi në Fronhof, një treg në qendër të qytetit, ku ishte ngritur një skenë për muzikë live.

Gazeta lokale Solinger Tageblatt raportoi se autoritetet u kishin kërkuar banorëve të largoheshin nga qendra e qytetit.

Policia ka dhënë alarm të madh dhe ka shpallur një kërkim për të dyshuarin.

Oficerët e armatosur janë aktualisht në vendngjarje dhe kanë rrethuar zona të mëdha të qytetit.

Solingen ka një popullsi prej rreth 160,000 banorësh dhe ndodhet pranë qyteteve më të mëdha të Këlnit dhe Dyseldorfit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Evropa
Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil

Publikohen pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar sulmi i rusëve me dron në Çernobil

Evropa
Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Trump raportohet se u ka thënë evropianëve: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori