Sulm me automatik në Veri: Qëllohet shtëpia e kandidatit për deputet në parlamentin e Serbisë

Kandidati për deputet në Parlamentin e Serbisë, Sllavisha Ristiq u ka thënë mediave serbe, se persona të panjohur mbrëmë kanë gjuajtur me armë automatike në shtëpinë e tij në fshatin Jagnjenicë, afër Zubin Potokut në veri të Kosovës, por për fat të mirë askush nuk është plagosur.
Incidenti, siç ka thënë Ristiq, ka ndodhur pak pas orës 22:00, dhe në shtëpi në atë kohë ka pasur 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, përcjell lajmi.net.
Ai ka thënë se të shtënat kanë goditur dritaret e shtëpisë së tij. Rasti, sipas Ristiq, ish-kryetar i Komunës së Zubin Potokut, është raportuar në Policinë e Kosovës.
Nga
Telegrafi
25/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































