LAJMI I FUNDIT:

Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë në Bardhë, Jake Sullivan, ka thënë për Financial Times se Ukraina do të fillojë një kundërofensivë në vitin 2025 me ndihmën e paketës së aprovuar ushtarake prej 61 miliardë dollarësh që dhënë nga Shtetet e Bashkuara.

Sullivan ka ngritur moralin e ukrainasve duke theksuar se ky vend “do të lëvizë përpara për të rikthyer territoret që janë nën kontrollin e rusëve”, transmeton Telegrafi.

Financial Times shkruan se çfarëdo kundërofensive e re nga ukrainasit do të kërkonte paketë tjetër shtesë ushtarake nga aleatët perëndimorë, përfshirë Shtetet  e Bashkuara.


Paketa më e fundit ushtarake nga SHBA-të është ajo prej 61 miliardë dollarëve e miratuar nga Kongresi amerikan dhe nënshkruar nga presidenti Joe Biden.

Shtetet e Bashkuara aktualisht po zhvillojnë bisedime me vendet e G7-ës për të zhvilluar një paketë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 50 miliardë dollarësh, kështu të paktën ka raportuar Bloomberg gjatë 3 majit.

Muajin e kaluar në një intervistë të dhënë për Bild-in gjerman, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati thënë se ekziston plani për një kundërofensivë të mundshme, por një zhvillim i tillë do të kërkonte paketë shtesë të ndihmës ushtarake nga aleatët perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori