Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka dërguar mesazh për besimtarët e fesë islame. Ai në mesazhin e tij thotë se, mesazhi i Muajit të Ramazanit ka qenë vetëm mirësi, mirëqenie dhe ecje vetëm në rrugën të cilën na e ka ndriçuar Zoti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më poshtë e keni të plotë mesazhin e Sulejman ef. Rexhepit:
“O Allah, o Zoti ynë! – tha Isai, i biri i Merjemes – Zbritna një sofër nga qielli, që të jetë festë për ne, për të parin dhe të fundmin tonë dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe na jep mirësi, se Ti je Dhuruesi më i mirë!” (El Ma’ide, 114)
Të dashur besimtarë! Vëllezër e motra! Sapo e kaluam edhe një Ramazan, një muaj me plotë lutje e ibadete, një muaj ku e sprovuam veten përballë durimit, përballë dashurisë dhe dhebjes për njeriun, përballë gatishmërisë për ta ndihmuar njëri-tjetrin. Mesazhi thellbësor i këtij Muaji të shenjtë është vetëm mirësi, mirëqenie për të gjithë dhe ecje vetëm asaj Rruge të cilën na e ka ndriçuar Krijuesi ynë.
E madhëruam këtë Muaj, si gjithnjë herave të tjera, sepse Vetë Allahu xh.sh. e madhëroi, në të përcaktoi data të shenjta që nuk gjenden në muajt e tjerë të vitit. Mbi të gjitha, në këtë Muaj zbriti Kurani i Shenjtë, u trasua rruga e nderit, rruga e moralit, e pastërtisë, e devotshmërisë, u përcaktuan ligjet e dashurisë, të respektit, të humanitetit; u ngrit arkitektura e mirëqenies, u zbërthye dhe u bë e qartë se sa e lehtë është arritja e paqes, e kohezionit dhe sa madhështor është diversiteti i gjithëanshëm që na e ka dhuruar Krijuesi i Gjithësisë. Thënë shkurt, e madhëruam këtë Muaj sepse pikërisht në të u hodh gurthemeli i fesë së mbarë njerëzimit dhe për të gjitha kohërat, në këtë Muaj nisi të rrezatojë drita islame.
Vëllezër e motra, është shumë normale që tashmë kemi nisur të kaplohemi nga malli për këtë Muaj të shenjtë, për këtë Muaj të ibadeteve, të rahmetit, të dashurisë vëllazërore, të bamirësisë, për këtë Muaj që na e mundëson ta ndjejmë të fortë identitetin tonë fetar e kombëtar. Pikërisht për këto vlera duhet të na merr malli, dhe për hirë të këtij malli tërë jetën duhet ta kalojmë nën parimet, rregullat dhe porositë e shenjta që dalin nga ky Muaj.
Megjithatë, vëllezër e motra, qytetarë të nderuar, nesër kemi festë, festojmë Bajramin e Ramazanit, e cila manifeston kënaqësinë tonë të të qenurit mysliman, besimtar i fesë islame, manifeston krenarinë tonë si dhe falënderimet më të sinqerta drejtuar Allahut Fuqiplotë që na e mundësoi ta përjetojmë tërë atë varg kënaqësishë që arrihen vetëm gjatë këtij Muaji, në të cilin agjëruam e u lutëm për mbarësi e për begati, si në mesin tonë ashtu edhe në mbarë botën. Me këtë shpirt të dëlirë, të vazhdojmë edhe sot, duke ia shtrirë dorën njëri-tjetrit, duke u përqafuar e marrur ngryk si vëllai vëllanë, duke gëzuar sofrën e skamnorëve, duke e shtuar dashurinë dhe përkujdesin për jetimët, për prindërit tanë, për familjet tona.
Duke e lutur fuqishëm Allahun Mëshirëplotë që të na e pranojë agjërimin si dhe të gjitha lutjet dhe ibadetet e tjera, ju uroj – Gëzuar për shumë mot Festën e Bajramit të Ramazanit!
Paqa, mëshira dhe bekimi i Allahut xh.sh. qoftë mbi ju”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze