Mendësia në biznes është faktori më kyç që vendos për suksesin ose dështimin. Mund të kesh mbledhur në një skuadër më të mirët e çdo sektori, por nëse mungon fryma e bashkëpunimit, aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive, motivimi i brendshëm, aftësia për të menaxhuar veten ose grupin, e gjithë kjo armatë e fuqishme profesionistësh do të kthehet në një makineri që prodhon dështim. Ashtu si në një ndeshje futbolli, ku rezultatin e prodhon shpirti i ekipit dhe loja e mirë në grup, e njëjta gjë vlen edhe për biznesin.
Në datë 7 nëntor, ora 18:00, në “Hotel Prishtina”, trajneri Ermal Mamaqi do të mbajë një seminar falas për të gjithë bizneset e interesuara në Kosovë, por edhe në të gjithë trevat shqipfolëse, ku do të jepet informacion se si mund të rrisin performancën e ekipeve të tyre.
Nëse je një drejtues ose menaxher biznesi dhe shqetësohesh se nuk po gjen punonjës të kualifikuar, njerëzit nuk të binden, skuadra është e pamotivuar, e paorganizuar, largohen shpejt nga puna, nuk i çojnë punët deri në fund, eja në këtë seminar.
Do të mësosh të identifikosh natyrën e punonjësit që mund të të rrëzojë të gjithë ndërmarrjen përmes mënyrës se si i infekton të tjerët, duke mbjellë ide negative në mendjen e të tyre me ankesa dhe thashetheme. Përveç kësaj faze të rëndësishme të seleksionimit, ky seminar do të të pajisë me mendësinë që i duhet një lideri për ta ushtruar përgjegjësinë që i është dhënë, për mënyrën se si duhet të përballet me sfidat e shumta që sjell jeta dhe biznesi.
Përvoja e Ermalit në disa sipërmarrje të menaxhuara me sukses, por edhe informacioni i marrë prej trajnimeve të shumta të ofruara nga personalitete botërore, ekspertët më në zë sot, do të të vlejnë dhe do të shtyjnë të bësh ndryshime që do të sjellin rezultate të prekshme në fushën ku aktualisht po kontribuon. Nuk ka rëndësi se çfarë biznesi drejton. Sfidat janë të ngjashme, diferencën e bën mënyra se si i konceptojmë ato dhe se si u qasemi për t’i zgjidhur.
Nëse je një drejtues biznesi, menaxher apo drejtues i një sektori në kompaninë tënde, të stafit të shitjes ose marketingut, të pres në Prishtinë, në një seminar që do të të nxisë t’i japësh përparësi rritjes tënde personale, por edhe rritjes si profesionist në biznes.
Mos harro se në majë mbërrijnë vetëm udhëtarët më këmbëngulës dhe të palodhur!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime