Suedia do të dërgojë ndihmë ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë edhe armë antitank, helmeta dhe parzmore.
Kjo është bërë e ditur nga kryeministrja Magdalena Andersson, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Suedia tani po propozon mbështetje të drejtpërdrejtë për forcat e armatosura të Ukrainës. Ajo përfshin edhe 5,000 helmeta, 5,000 jelekë antiplumb dhe 5,000 armë antitank”, citohet të ketë thënë Andersson në një konferencë shtypi.
Ndryshe, siç ishte thënë ditë më parë, një debat nëse situata e përshkallëzuar në Ukrainë justifikon një përjashtim dhe lejimin e dërgesave të armëve po fitonte terren në Finlandë dhe Suedi – vende me politika tradicionalisht kufizuese të eksportit të armëve.
Sipas Euractiv, legjislacioni në Finlandë dhe Suedi ndalon eksportet e armëve në vendet në luftë ose që shkelin të drejtat e njeriut, përcjell Telegrafi.
Parimi përfshihet gjithashtu në programin e qeverisë aktuale në Finlandë, të cilit presidenti Sauli Niinistö iu referua në konferencën e sigurisë në Mynih fundjavën e kaluar.
Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde (SDP).
Duke komentuar në programin “Agenda” të televizionit suedez javën e kaluar, Linde sqaroi se rregulloret që ndalojnë eksportin e armëve duhet të ndiqen veçanërisht në situata konflikti si ajo aktuale.
Megjithatë, opozita e ka mbajtur gjallë këtë çështje.
Ndërkohë, edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se BE ka rritur mbështetjen për Ukrainën dhe forcuar sanksionet kundër Rusisë.
Ajo ka thënë edhe se Komisioni Evropian po mbyll hapësirën ajrore të BE-së për aeroplanët rusë.
Presidentja e Komisionit Evropian ka shtuar se BE do të ndalojë gjithashtu mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës