Demokraci Plus (D+) dhe Organizata Çohu! kanë bërë publikimin e raportit të monitorimit të kostos së fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
Ky raport ka bërë matjen e shpenzimeve në 23 komuna të Kosovës, katër televizione, tetë portale, pesë gazeta ditore, shpenzimet e vëzhgimit të zgjedhjeve si dhe gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Isuf Zejna nga D+ ka deklaruar se nga analizimi i të dhënave të raportit, shihet se dy koalicionet e mëdha PAN dhe LAA kanë pasur shpenzimet më të mëdha gjatë kësaj fushate, përderisa LVV ka shpenzuar brenda kufizimeve ligjore prej 50 centë për votues.
Në të gjitha kategoritë koalicioni PAN ka shpenzuar 1,717,155 euro, koalicioni LAA 1,094,076 euro, ndërsa LVV ka shpenzuar 359,929 euro.
Nga këto të dhëna të vlerësimit të shpenzimeve, të cilat jo domosdoshmërisht paraqesin tërësinë e shpenzimeve të subjekteve politike, pasi që ato kanë pasur edhe shpenzime të tjera të cilat nuk ka qenë e mundur të monitorohen.
Shuma e saktë sa kanë paguar subjektet politike nuk mund të dihet pa u ofruar qasje në raportet financiare, mirëpo duke i analizuar të dhënat e monitorimi vërehet se nga vlera e tregut të atyre shpenzimeve dy subjektet më të mëdha kanë bërë shkelje të legjislacionit, duke shpenzuar mbi kufizimin e përcaktuar.
Kur këtyre shpenzimeve t’i shtohen kategoritë e pa monitoruara, si këshilltarët e fushatës, shpenzimet e transportit, rrjetet sociale, pagesat për organizatorët e tubimeve, pagesat për vendosjen e materialeve elektorale në terren, këto shuma mund të rriten ndjeshëm.
Genc Nimoni nga Organizata Çohu! ka thënë se ky raport ka matur shpenzimet e koalicioneve dhe subjekteve politike: Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovë dhe të tjera (PAN), Lidhjes Demokratike të Kosovë, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativa (LAA), si dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Më tej u tha se të dhënat e prezantuara nuk janë të krahasuara me raportet financiare të subjekteve politike të dorëzuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të mohimit të qasjes në këto dokumente nga KQZ dhe vet subjektet politike, edhe pse të njëjtat pas dorëzimit në KQZ, konsiderohen si dokumente zyrtare dhe publike.
“Të gjitha këto subjekte kanë marrë kërkesa të shkruara në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e raporteve në KQZ. Të gjitha pa përjashtim e kanë injoruar një kërkesë të tillë dhe nuk janë përgjigjur në lidhje me thirrjen për t’i publikuar financat e fushatës së tyre”, thuhet në njoftim.
Matja e shpenzimeve të subjekteve politike është bazuar në çmimet e përafërta të tregut, duke i krahasuar shpenzimet e subjekteve politike në njërën anë, me ofertat e kompanive private në anën tjetër.
Në këtë raport përfshihen shpenzimet e subjekteve politike, kandidatëve të tyre dhe simpatizantëve të cilat janë bërë gjatë fushatës zgjedhore, duke përfshirë ditën e zgjedhjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025