LAJMI I FUNDIT:

Subaru po planifikon një makinë për gara (Foto)

Subaru po planifikon një makinë për gara (Foto)

Model që është pritur gjithmonë, prej entuziastëve të Subaru

Prodhuesi japonez Subaru, është mjaft i mbyllur dhe nuk rrezikon me modele të reja, transmeton Telegrafi.


Megjithëse i ka makinat sportive si BRZ, WRX dhe WRX STI, kompania më shumë është e fokusuar në makina komerciale si Forester dhe Crosstrek. Për shkak të kapaciteteve që i ka, nuk ia del të krijojë dhe prodhojë edhe makina tjera sikur kompanitë e mëdha.

Por, duke se ka një segment që mund ta përmbushë dhe ky është pikërisht si makinë për gara, që sipas të gjitha gjasave do të bazohet në WRC.

Burime pranë kompanisë Subaru, thonë se është duke planifikuar një hatchback që do të garojë në Wold Rally Championship 2020. Po që se ky lajm është i vërtetë, atëherë gjatë vitit që vjen, pritet që së paku ta shohim këtë makinë garash.

Megjithatë, zyrtarë nga Subaru nuk e kanë konfirmuar lajmin, ndërsa duket se mund ta sjellë këtë model, që do t’i gëzojë shumë entuziastët. /Telegrafi/