Luis Suarez nuk e ka pranuar aspak mirë largimin nga finalja e Kupës së Mbretit ndaj Sevillas.

Sulmuesi i Barcelonës pësoi një dëmtim muskulor dhe u detyrua të largohej në minutën e 57-të.


Kjo gjë e ka hidhëruar tej mase, saqë uruguaiani është xhiruar duke qarë në bankë.

Përmendin që vendin e tij e zuri Rafinha. /Telegrafi/

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

telegrafi sport app