I hirtë, i shëmtuar dhe me 0,0128 për qind të memories së celularit iPhone. Por, Amiga 500 i sfidoi këto kufizime duke bërë revolucion në pistat e vallëzimit, shkruan Tamlin Magee për “The Guardian”. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi sjell më poshtë.
“Tërheqës si q…”! Legjenda e muzikës “jungle”, Gavin King – alias Aphrodite – kështu i ka përshkruar dikur mundësitë e basit të kompjuterit të tij shtëpiak, Amiga 1200. Disa dekada më vonë, ky kompjuter ende rri në studion e tij. Sepse, Amiga ka luajtur rol të madh në muzikën elektronike që njohim sot.
“Gjëja kryesore e linjave të basit është se kishin volum konstant”, thotë King, “kështu që kur e tërhiqje deri në volumin maksimal që mund ta shtypje në pllakën e gramafonit, kjo e bënte tërheqës si q…”
https://youtu.be/gSj92M0N65M
Në fillim të viteve 1990, jo të gjithë artistët që i përdornin kompjuterët e dinin këtë, por eksperimentimet e tyre do jetë jenë bazikë për skenën e muzikës elektronike që zhvillohej në vitet 1990 (hardcore, jungle, drum’n’bass) dhe do ta hapte rrugën për prodhimin masiv të muzikës nga shtëpia.
Sot kushdo me një laptop mund të bëjë muzikë, por në agun e kompjuterëve shtëpiakë, finalizimi i muzikës ishte punë e shtrenjtë. Në vitin 1985, Atari lansoi kompjuterin ST që menjëherë u bë hit. Rivali Commodore e ndoqi hapin me Amiga 1000, por gjërat vërtet ndryshuan në vitin 1987 kur kompania lansoi kompjuterin Amiga 500. Mund të ketë pasur vetëm 512 kilobajt memorie – 0,0128 për qind e asaj që ka një iPhone 13 – por Amiga bëri transformim për shkak të tingullit stereo dhe të katër kanaleve. “Shkoi para me atë tingull basi, më shumë se çdo kompjuter i asaj kohe”, thotë Ben Vost, ish-redaktor i revistës “Amiga Format”, i cili i vlerëson edhe programet e sekuencerëve, si OctaMed, që lejonin përdoruesit t’i kompozonin ritmet e veta.
King ishte DJ deri në vitin 1990. Pikërisht atëherë, gjatë vitit të tretë në universitet kur studionte për shkenca kompjuterike, në shtëpinë e mikut hasi në Amiga. “E dua”, kujton King. “Ia dola ta blej një të tillë me paratë hua që i mora nga babai, duke kursyer e duke fituar.”
“Misioni ynë ishte të bënim muzikë dhe të ishim DJ”, thotë King. “Amiga ishte mjeti që na lejoi ta bënim këtë”.
Për Marlon Sterlingun, cilësia e tingullit të Amiga-s nuk ishte e shkëlqyeshme, por kishte “tingull të caktuar”. “Kufizimet e atëhershme të bënin më kreativ … Në atë kohë ju nevojiteshin të gjitha llojet e pajisjeve për të bërë muzikë, por vetëm duke pasur modelin e tingullit Amiga dhe OctaMed-in, mund të kishit ide të mira pa pasur nevojë që të merrni me qira ndonjë studio. Ishte studio e të varfërve, ndërsa softueri ishte falas”
Ndërkohë, producentët si Dex dhe Jonesey u futën në toplista me muzikën e bërë me Amiga, duke habitur të tjerët që përdornin kompjuterët shumë më të shtrenjtë e profesionalë, Apple. Po ashtu, ndryshe nga softuerët muzikorë si Cubase ose Logic Pro që lexojnë nga e majta në të djathtë, ekuivalentët e Amiga-s shkonin nga lart poshtë. “Për shkak se vetëm pak gjëra mund të luheshin në të njëjtën kohë e në çdo kohë, kjo të shtynte të punoje më shumë”.
Sidoqoftë, në vitet 1990 demot bëheshin kryesisht me Amiga e madje edhe videot e animuara muzikore. Danny Wolfers thotë se 75 për qind e muzikës së tij është bërë me kompjuterë. “Nuk kishte kanale si sot në YouTube që shpjegojnë gjithçka … keni mësuar duke analizuar. Kishte rëndësi për mua, sepse bëja muzikë pa pajisje të shtrenjta apo pa sintetizatorë”, thotë ai.
Amiga nisi qindra karriera muzikore, ndoshta edhe të Kanye Westit që si 14 vjeç e kishte një kompjuter të tillë. Kështu, ndonëse Commodore bankrotoi më 1994, trashëgimia nuk u zhduk. Tridhjetepesë vjet pas debutimit të kompjuterit Amiga 500, një brez i ri muzikantësh do të kenë mundësinë të eksperimentojnë me retro-tingujt meqë ka dalë në shitje A500 Mini. Ndoshta mund të jetë po aq i dashur sa origjinali. Amiga i Kingut mund të mos përdoret më studion e tij, por e ka vështirë t’i thotë lamtumirë. “E përdora deri në vitin 1997”, thotë ai. “Thjesht e doja”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“T’A DIJË SHQYPNIJA PRÁ, E SHEKLLI MBARË, SE MÂ MBAS SODIT UN S’JAM SHQYPTÁR”
Thënie të Dritëro Agollit: Edhe dhëmbët zihen me gjuhën dhe bashkë rrinë!
Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës
Frojdi, Niçe, Marksi: Mjeshtrit e Dyshimit
Drama e panjohur e Koliqit, ku parashikohej rënia e komunizmit
NËNA DHE DJALI
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake